Kalendari poetik: Vladimir Majakovskij (1893-1930) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Vladimir MAJAKOVSKIJ

Kalendari poetik: Vladimir Majakovskij (1893-1930)

Si sot, 125 vite më parë u lind Majakovski, poet, shkrimtar, dramaturg, regjisor, aktor dhe gazetar i kohës sovjetike. I thuri lavdi Revolucionit Bolshevik të 7 nëntorit 1917. Filloi udhën e tij artistike si futurist dhe pas vitit 1917 u mbiquajt poet i revolucionit. E priti me ngazëllim fitoren e revolucionit poeti, e quante dhe veten bir të revolucionit. Pa ditur atë thënien e famshme “revolucioni është si Saturni, që ha bijtë e vet”. Një poet me temperamentin e tij, po të kish jetuar edhe pak, zor se do t’i shpëtonte ‘spastrimeve’ staliniste. Si Esenini, për të cilin kurrë s’kam besuar se vrau veten, gjë që është plotësisht e provuar tashmë. Ai pati shkruar një poezi me rastin e vrasjes së Eseninit (asikohe u quajt vetvrasje):
“Të vdesësh në këtë jetë
është fare e lehtë.
Ta jetosh është
ku e ku më vështirë.”
Këto ditë, duke gërrmuar në internet për vdekjen e tij gjeta materiale shumë interesante që hedhin dritë mbi fundin e tij. Gazetari italian Cesare De Michelis pati botuar në gazetën “La Repubblica” të datës 13 prill 2000 një artikull të gjatë mbështetur në faktet që sjell gazetari-shkrimtar rus Valentin Skorjatin në librin “Misteri i fundit që pati “. Një shkrim tronditës. Janë 14 pyetje të bëra me intuitën e një hetuesi që të bëjnë të mendosh. Pyetja e fundit është: “Kush e tërhoqi këmbzën e pistoletës që vrau poetin? Qe vetë ai, apo agjentët e NKVD (më pas u quajt KGB)? Përgjigjen më të saktë e pati dhënë gazetari italian Enrico Franceschini në 100 vjetorin e lindjes së poetit po në gazetën “La Repubblica” që i referohej gazetës “Izvjestija” dhe revistës “Zhurnalist”: “Vladimir Majakovskij qe viktima e parë e shtypjes së intelektualëve, “vetvrasja” e tij, e rreme apo e nxitur shënoi fillimin e spastrimeve të mëdha staliniste”. (Këto shënime i shkruajta më 7 korrik 2017). Për sot kam këtë shqipërim nga Majakovski:

ADOLESHENTËT

Gjithë ato broçkulla u mësojnë kalamajve.
U mësojnë dhe gramatikë shulave të të dy gjinive.

Mua për vete
më përzunë qysh në klasë të pestë.
Qysh atëhere filluan të më rrasnin nëpër burgjet e Moskës.

Në botën
tuaj të vogël
të apartamenteve
rriten lirika kaçurrele për dhoma gjumi.

Ç’lipsen këto lirika për qenër pekinezë?

Mua, për shembëll,
më mësuan
të dashuroj
në burgjet e Butyrki-t.

Dhe më plas shumë për Bois de Boulogne
dhe psherëtimat ndanë detit!

Unë, ja,
u dashurova
duke vëzhguar nga vrimat e birucës 103,
përballë “Ndërmarrjes së Varrezave”.

Kush diellin sheh çdo ditë
thotë si fodull:
“Ç’u bënë vallë, ato katër rreze?”

Por unë,
për një njollë me dritë
mbi mur,
ç’nuk do të kisha dhënë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s