NË ATDHEUN E ESENINIT – Poezi nga Aleksandër  SOLZENICIN / Shqipёroi: PETRO ÇERKEZI

Poezi nga Aleksandër  SOLZENICIN

 

NË ATDHEUN E ESENINIT

Katër fshatra, njëri pas tjetrit, shtrihen në mënyrë simetrike përgjatë xhadesё. Pluhur. Nuk ka asnjë kopsht. Nuk egziston asnjё pyll aty pranë. Kopshtije tё zverdhura e shёndetliga.

Tutjetёhu, disa ngastra laramane. Një derr i pistё në mes të rrugës krruhet brenda nё hendek. Flatra ritmike e mullirit me erё rrotullohet duke ndjekur hijen e biçikletës qё largohet dhe i dërgon njё përshëndetje miqësore, luftarake. Pulat tё zёna me punё gërmojnё rrugën dhe oborret e mbrapme, në kërkim të ushqimit.

Baraka – dyqan i fshatit Konstantinovo ngjan me një kafaz tё vogёl pulash. Peshk i kripur. Vodkё e të gjitha llojeve. Karamele me gjalpë qё ngjitin – jastekё tё vegjёl qё kёtu e pesëmbëdhjetë vjet më parë nuk ekzistojnë më askund.

Franxholla tё zeza buke, me peshё të dyfishtё nga ato që shesin në qytet, tё cilat nuk ёshtё e mundur t’i presёsh as me thikë, as me sopatë.

Në izbёn e familjes Jesenin – ndarje miserable qё nuk arrinin as në tavan, bodrume të vogla, kafaze, nuk mund të thuash ndёrkohё se ndonjëra prej tyre mund tё konsiderohet dhomё. Në bahçe, një depo pa dritare, ku se lashti ishte banjё, këtu në errësirë vinte Sergej dhe krijonte poezitë e tij të para. Përtej
gardhit njё arё e zakonshme.

Endem në këtё fshat, ku si ky egzistojnё kaq shumë, ku edhe sot banorёt pёrpiqen të sigurojnё bukën e përditshme, me jetesën dhe fodullёkun ndaj fqinjëve – dhe shqetёsohem: zjarri i qiellit e dogji një herë këtë krahinё dhe deri më sot ende djeg faqet e mia. Mbërrij në rafshultё mbi lumin Oka, dhe shoh gjer larg nё pafundёsi dhe e pёrqafoj: si është e mundur vallё të ishte kaq misterioze sa të thotë për këtë rrip tё largёt pylli anemik:

Së bashku me tingujt e këmbanës qajnё gjelat e egёr…? Për kёto luadhet elikoidё tё Okёs sё qetë:
dhe pёr mullarёt diellorё në ujërat e Gjirit …?

Çfarë talenti hodhi kёtu Krijuesi, në këtë izbё kёtu, në kёtё zemër tё djaloshit skandaloz fshatar, kështu që ai, i tronditur të shohi kaq shumë bukuri tek oxhaku, nё grunajё, tek lëmi, në hyrjen drunore të fshatit – bukuri qё prej mijëra vjetёsh e shkelin me kёmbё dhe nuk i japin as rëndësinë më të vogël? …

 

Shqipёroi: PETRO ÇERKEZI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s