Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

EJANI MIQ

Ejani miq
ta ndajmë si tortën e ditëlindjes
gëzimin tim të harruar!

Nuk dua lule,
as dhurata,
veç derdheni shampanjën
me dolli hareje:
Brom! Gëzuar!

Një çast le të përmbyset bota ,
le të thyhen xhama, shishe e gota
veç Ju lutem,
mos e prekni atë pakon
me gurin gri të trishtimit,
ai …. është vetëm i imi!

 

Ç’PO NDODH?

Ç’janë këto kohë që vrasin kohën
Ç’është kjo natë që përtyp ditë!
Kush jep bukë i kafshojnë dorën
Kush jep dritë i nxjerrin sytë!

Ç’ndodh kështu në themele
Harresa tani quhet Fshesë
Ujku në një vathë me delet
Dhelprat vallëzojnë në kotec!

Nga ç’qiell bjen këta gurë
Nga ç’mal zbresin këta ortek!
Në kë pus ra fjala Burrë
Në ç’humnerë është fjala Besë?!

Nga ta ruajmë shpinën më parë
Këtej dallgë, andej furtunë
Varka si ishulli në zjarr
Digat s’mbajnë asnjë pikë ujë.

S’ka kthim pas, i dogjëm urat
Kalbur rrënjët nga pabesia
Ndër kështjella lodhur muret
S’mbërrijnë lutjet tek Perëndia!

Kërkojmë qiellin dëshmitar
Dhe durimin si eshtër prove
Koha-kohën të mos e haj
S’ka më keq se mosmirënjohës!

 

FLAKË METEORËSH

Nuk di përse jetës i thonë “lojë”,
Kur loja është thjeshtë një argëtim!
Jeta s’di të rikthehet, edhe të dojë
Rruga e saj ka vetëm një drejtim.

Por ja që kështu e ka ndërtuar Zoti,
Të luajmë e qeshim dhe midis plagëve
E dimë dhe në gjumë shijen e lotit
Siç dimë në heshtje rrugën e varreve.

Lojërat e jetës zbukurohen me palgë
Dhe gjurmët e tyre mbillen në kujtesë
Kujtojmë e themi: “Këtu jam vrarë
Nga një plumb fjale, thënë pa kujdes!

Kjo gjurmë tjetër ka histori më vete,
Siç ka dhe qielli ditarin e meteorëve
Plaga e ëmbël me shenjën “sekrete”
Kurorë mali me vello prej dëbore.”

Mbushur me palgë ky shpirti i poetit
Kalorësi i ëndrrave që vetëm rend
Siç rendin drejt bregut dallgët e detit
Siç rend dhe muza ndezur me këngë.

***
Mirë bëjmë që luajmë në këtë jetë
Jemi aktor nëpër udhët e viteve
As ne, as skena nuk ëshë e vërtetë
Jemi flaka e meteorëve që digjen!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s