Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Munella

Munella si hije e zezë
lëvizte e shkundej,
por dhembja 
i ishte ngjitur në gurë.
Sytë e mi lakmitarë
po e kërkonin të bukurën,
për një poezi a pikturë.
Për ta shprehur pikëllimin
më ishte nxirë para syve,
e plakur tinëzisht
pas një hatërmbetje.
Prita sa t’a shtrydhte zemërimin
në gurrë,
dhe piva pikëllim me grusht
e shova etjen.

 

Magjistaret

Në pasqyra hëne
fle deti,
lugetërit e natës
përloten.
Ndër flakë mëkatesh
kalojnë pa u djegur,
minutat dhe orët.
Pylli i natës
endet i pashkelur,
shtegu prush e zjarr.
Këmbëzbathura për udhë
po shkojnë magjistaret,
drejt agimit që zbardh.
Në terrin e netëve
një reliev me hije,
shuan epshin e ëndrrave.
Magjistaret këmbëzbathura
vënë duart në zjarr,
para se t’i shlyejnë mëkatet.

 

Po ikje…

Po ikje
nga shtegu i verbër
dhe tash mbledh çfarë gjej
nga moskuptimi,
po ikje
nga guri i pendimit,
ku plaken muzat
në mot të vranët.
U ktheve
në zemërim qielli,
në vend kushtimi,
te fjala që po trembej,
në lumin që po shembej.
Si një dallgë somnambul
po ikje…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s