Pikëllimi i pikëllimës / Nga: Vera Istrfaj

Pikëllimi i pikëllimës

Rrëmbimit të Lumës hapat e jetës tënde Havzi Nela.  Gremisjeve ia dole karshi Gjalicës për të sjellë vrullin e lirisë.

Pashtriku  kundron me krenari për ty.

Pikëllima ka mbetur në pikëllim për ty.  Nuk po gjen qetësi.

Kush u var Havzi, fjala apo ti?

Fjala jote mbetet në lulëzim, e ti Havzi ende frymëzim

Grykes se Vanave vjen  vjen fllad bjeshkor per te freskuar shume koka te nxehta, shume ceshtje te tilla.

Ende ne rendje jane njerezit te flasin per Ty, te shkruajne per Ty, te perfitojne nga Ti.

A nuk eshte gjallimi ky? Ti je i gjalle Havzi!

Aty ne vendin e varjes tende, ka mbetur ne lekundje sot e asaj dite integriteti I vrasesve, I te heshturve.

Po aty ka mbetur edhe krenaria per qendresen tende. Madje, ka mbetur ne mendje e ne sy te minatoreve te miniseres se Gjegjanit dhe punetoreve te ish-uzines ne Rexhepaj.

Ende e kam te gjalle fytyren e babait tim te ndjere kur u kthye nga turni I trete I punes. Ishte bere fytyre e mermerte. Biseda peshperitese qe pati me nenen time ende me ushton ne veshe.

-Mos I ler femijet te shkojne andej sot. Mbaji nen kujdes! Kane varur Havzi Nelen, kusheririn e Bajramit qe kemi ketu ne kat te pare!

Fundi I kesaj bisede u shoqerua me syte e shqyer te nenes time dhe kercellitjen e dhembeve te babait. Kaq, vetem kaq!

Une nuk te njihja atehere Havzi. Nuk kisha lexuar asgje nga ti, por kisha nje respekt maksimal per kusheririn tend artist, I cili ne raste te vecanta  te komshinjve, I binte firzamonikes aq bukur!

Nje dite tjeter, tek ndihmoja nenen time ne palosjen e letrave ( I mblidhnim ne femijet per t’I shitur) , e degjova tek I thoshte babait:

– Kam pare Lavdien, gruan e Havzi Neles! Ishte sosur!

Asgje tjeter nuk mbaj mend nga ato vite deri ne vitin 1991, kur rastesisht, ne biblioteken e qytetit degjoj dy burra tek bisedonin:

-Do te takoj nipin e Havzi Neles. Kam shprese te gjej ndonje shkrim te tij.

Ende sot e kesaj dite nuk e di cilet ishin keta dy njerez, ama e kam nder sy imazhin e njerit me syze, plot rrudha mbi balle, kemishen e kalter te tij dhe tonin plot respekt per figuren e Havzi Neles.

Me pas, filluan  bisedat e zakonshme neper qytet, ku mbizoteronte misteri, kurioziteti per veprimtarine e Havzi Neles. Ne qarqe letrare e politike perdorej shpesh Havzi Nela.

 

Nje dite, krejt rastesisht,  ne vitin 1996 kur punonja ne Kukes Televizion , vjen nje zonje dhe me prezantohet: -Jam gruaja e Havzi Neles!

Nje atmosfere e pazakonte me perfshiu. Kurioziteti, respekti, interesimi me erdhen kaq natyrshem.

U ulem ne nje kend e po degjoja historikun e saj, aq sa u hutova dhe gati-gati harrova punen  per te cilen isha aty.

Dhimbja jote,   Havzi Nela, ishte e gjalle, e kishte Lavdija nder sy!

Me pas lexova shume artikuj apo shkrime te ndryshme per Ty. Madje dolen edhe libra, por ishin “gjera” shume te vogla krahasuar me Ty!

E une mbeta gjithmone “ e uritur” per te lexuar rreth teje.

Kohet e fundit u ngrit busti Yt. Isha ne ceremoni  dhe kuptova se jo vetem une isha kaq e vogel para teje, por gjithkush qe ishte aty.

Ishim te vegjel para buztit tend, edhe me te vegjel para veprimeve te tua.

Prezences se figurave te shquara u shtohej prarimi I rrezeve te diellit ate dite, por asgje nuk ndrinte sa ti.

Ti dritoje neper terr Havzi! Dikur dritoje territ te qelive, sot territ te “ rendjes per te te pervetesuar”.

Por ti mbetesh I yni, biri I Lumes .

Mbetesh I gjalle, sepse ne litar nuk u var as fjala, as Ti!

Je ende kalvarit te vuatjeve “per te dale ne drite” .

E Pikellima, ka mbetur ne pikellime per Ty!

 

Vera Istrefaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s