Poezi nga Adriatik Jaçe
Dhimbja
Nga xhamat që rrjedhin lotët e psherëtimave, shikoj si malet puthin qiejt në kapërthim ekstaze.
Rrugën që ecën zhveshur nën paturpësinë e diellit.
Vorbujt e dhimbjes,
silura të shpirti bërë copash nga kohët që ndehin çarçafët e harresës.
…mirazhe në keleodoskopin e qenies sime…
Nëna…
Më prisje shpesh me sytë nga rruga,
më prisje dhe hapi zhurmët ndiqte zvarrë.
Sa herë të sëmbonte zemra,
sa herë të përmëndi loti
Nënë!
Ky dyrroksh që humbet me kohën,
ky dyrroksh që më rrëmben pranë
Sa herë me lot sytë e tu kam parë,
sa herë për mua sytë e tu kanë qarë.