Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
Poezia
 
Shpatat e vargjeve të therin ngadalë
Në betejën e gjatë e të pastisur të jetës,
Vdekja në shpirt mbart kufomën e gjallë,
Mbi malet e ëndrrave dhe kënetave të dhimbjes.
 
Dallgët e detit, plagët e jetës lajnë,
Lindin jehonën që zjarrin ndez,
Lulëkuqe maji që pranverën zgjojnë
Mbi lëndinat e gjelbra ku hëna pi vesë.
 
Bisqe metaforash shpërthejnë nga hiçi,
Në pyllin e figurave që ngjallin shekujt,
Kopshtin e yjeve në gotë ma treti,
Më shpuri të fle mijëvjeçarëve me orakujt.
 
 
Në lotët e mi
 
Në lotët e mi fle liqeni i dhimbjes,
Dallgëzon në shpirt dhe më vret,
Ti zgjohesh në shtratin e ëndrrës
Dhe klithmën e pritjes ma tret.
 
Përtej reve të fatit, ylberi,
Më dërgon një puthje të brishtë,
Unë hesht i mbytur nga vreri
Dhe përkëdhel psherëtimën e trishtë.
 
E puth imazhin tënd dhe loti,
Mes enigmash rri ëmbëlsisht,
Ku vallë ndjenja do më shpjeri,
Në cilin liman do të fle përjetësisht?!
 
Në lotët e mi fle liqeni i dhimbjes,
I dashuruar me imazhin tënd marrëzisht…
 
 
 
Sytë e tu
 
Rikrijohet bota në ato vështrime
Mbushur me klithma drite
Që përkëdhelin pafajësinë e jetës
Dhe zgjojnë buzëqeshjen e ëndrrave.
Vetëtimat e zjarrta të natës
Dhe vesa e agimtë e petaleve,
Mbi ata sy janë tretur butësisht,
Si një liqen mes maleve…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s