Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

SHPIRTI IM

Eh,ky shpirti im një digë më vete,
Digë ku përplasen veç stuhi,
Toka dridhet shpesh dhe nga tërmete,
Si duron e mbahet nuk e di.
Veç një gjë ua them sot e përditë:
Pas çdo dige ujërat bëhen dritë.

 

PËRKUNDËR RRYMËS

Nuk jam tullë apo një kolonë betoni,
Godinë nuk ka mundësi të jem,natyrisht,
As një fjali e shkruar mbi një copë kartoni,
Shkoqur: s’ më ka pëlqyer asnjë poet futurist.

Po të shkulej diku një amfiteatër,
Do të isha dhe unë revoltë mes jush,
Por Zoti s’më bëri dele për vathë,
Ajo godinë trurit tonë i ka bërë dush.

 

KËMBËT

Këmbët të ngrejnë e mbajnë në këmbë,
Të pengojnë e rrëzojne në kalldrëmin e jetës,
Të ftojnë për udhë, lartësitë për t’i zënë,
Të hedhin të praptat e në fund të humnerës,
Këto këmbë i fut pa frikë nëpër këngë.

Por,ah,se ka edhe këmbë që shkelin,
Këmbë që njerëzit i marrin nëpër këmbë,
Këmbë që popujve ujë të zi u nxjerrin,
Lirisë ia çojnë shpirtin ndër dhëmbë.
Për mallkim,gjarprinjve do t’ua mblidhja gjithë vrerin.

 

KOHË E MËRZITSHME

Kohë e mërzitshme sherrtarësh
Dhe nuk mjafton dielli që pjek,
Dhe nuk mjaftojnë mizat,mushkonjat,gjinkallat,
Xhepat e grisur që nuk i pret asnjë det.

Por sherrtarët prapë mbeten të lumtur,
Ca skuta i gjejnë të kalojnë bashkë orgji,
Liria në busull nordin ka humbur
E fati në xhungël nga zija në zi.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s