Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

Ç’ËSHTË KY BALLË, QË BUZËQESH…

Ç’është ky ballë, që buzëqesh
Me plagë ndër rrudha e mbi thinja, gjak
Shikimet mes syve, që na i ngjesh
Sikur çefinin për plisi, te gurra, babaplak

Për pranverën e re, që çel, brenda akullit, gri
Ku larushi lulesh, jetë e shtat, lartësojnë
Si filizat, kur bëhen lisa, nën qiellin, me stuhi
Vjeshtës, kur ngjyra e gjethe, perëndojnë

Ç’është ky ballë, që buzëqesh
Si jeta vdekjen, kur e fton, nëpër përjetësi
Shikimet mes syve, që na i ngjesh
Sikur çefinin për plisi, babaplak, në malësi.

 

NËN HIJE, TË HËNËS…

N’sytë, jermi
Liria digjet, me dritën e hënës
Si fjala, dashni
Mbi thinja t’mbetura, n’nur t’nënës

Për sytë e lodhur, nga shikimet me diell
Mes luleverdhave të kobeve, ku kobzeza ra
Me yje t’kuq, të lodhur, nga kohë e qiell
Për dy dashnitë e mbetur varre, që djalli i la

N’sytë, jermi
Digjet besa, bashkë me lindjet e nënës
Si fjala, dashni
Lidhur për korret e tokës, nën hije të hënës.

 

N’GURINË, Ç’GURRON…

N’gurinë, ç’gurron
Që bebëzat e syve t’Sharrit, ndryshojnë ngjyrë
Si fjala, kur e shpon
Fytyrën e mbetur, portret kujtese nëpër pasqyrë

Më zi, se damkat e sehireve, që lidhen me hajmali
T’xhindeve jeshile, me adetet e ograkeve, t’natës terse
T’lutjeve, me qitapin e germave t’gjakta, perandori
Me zanin e tellallit, të fjalëve, të dala prej gjaku e bese

N’gurinë, ç’gurron
Që rrudhat e ballit t’Sharrit, hija e thinjave i trishton
Si fjala, kur e shpon
Gurin e Shqipes, që lisat ndër male, për hije i kërkon.

 

N’PALC’T’GURIT, NË MALËSI…

Aty, ku ra plumbi
I tytës së pushkës, shkrepur, nga frikacakët, gri
Çerdhen, ka pëllumbi
Dalë, nga bardhësi e plisit, të nën qiellit Shqipëri

Për dhimbët e nënave, që syri i djallit, i ndjek
Si urrejtja e egër, e lindur mes syve, n’orën e trishtimit
Për ditë e netë, që moti i zjarrtë, lirinë ua djeg
Buzëqeshjeve të përgjakura, deri në palcën të durimit

Aty, ku ra plumbi
I tytës së pushkës, shkrepur, për sytë e djallit
Çerdhen, ka pëllumbi
Për buzëqeshje jete, qepur, nëpër rrudhat e ballit.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s