Poezi nga Xhemal Gora
ME JU DHE NË VETMI…
Fytyrën e kohës gjurmoj
Qëmtoj ngjyrat…tingujt…buzëqeshjet,
Xixëllimave nëpër yje sysh
Frymëmarrjeve nën tingëllimë dhimbjesh
Ëmbëlsi buzësh nëpër rënkime shpirti
Qarkullim ndjenjash katarakteve të jetës
Me ju…dhe në vetmi…
Mbirë rrebesheve…përpjekjeve për jetën
Kohës sjellin shkëndinë e lumturisë
Udhës së shpresave
Vetëtimave…qiellit të zi…
Vështrimi i të dënuarit përpara litarit
Kur nuk është fajtor…
Dhimbja e fëmijëve të pashpresë
Revoltë syshë prostitute dhe lypësi
Kur jeta i ka poshtëruar…
Drita e virtytit brënda tyre
Po të çlirohej… mund të ndryshonte botën!
Buzë ujrave të lumit të turbullt të jetës
Thellësisë së kohëve në bubullima rrufeshë
Virtytet ndrydhen…shtypen… thahen…
Vriten…vdesin…
Përbindësha krimba
Me djersën dhe gjakun e tyre
Jetojnë…dhe mbesin…
Ç’ bukuri ka jeta…
Pengjet e të shëmtuarës së llustruar,
Diamande në fund të oqeanit
Shpeshë na kalojnë pa i njohur…
Ç’ mëkat…
Vetmisë thellë thinjave…
Psherëtimave nëpër dallgë ndjenjash…
Oh…! Na lëndojnë…dhe na vrasin…
Nga një kohë pafundësishtë e gjatë…
NË FLUTURIM…
Jetës… filizin në shpirt shtruar
Kur në të gjarprinj strehon…
Veç qënien që e ke helmuar…
Helmin… as vdekja sta shëron!
Ndaj… nëpër kohë… krijo nektarë
Fal buzëqeshje dhe dashuri
Si dielli yjve u dhuron zjarr…
Shpërndaj veç dritë dhe mirësi!
Shekujsh jetofsh… në zë dhe fjalë…
Dielli, drita, gjithnjë jep shpresë…
Shpirti ndrron formë, por mbet’ i gjallë…
Noton në fjalë e shekuj s’vdes…
Jeta rilind miljona forma…
Në çdo qelizë, kur sa gjallon…
Me rreze drite, që i sjell koha…
Kur fij’ e barit nis gjelbëron…
Në botën tone, në çdo ndijim
Ti diell’ i shpirtit, dashuri…
Me ty përtrihet jeta në stinë…
Dhe kur s’do jemi as unë…as ti…
Kohët… me gjoksin shpuar…vrima…
Dhimbjet zbrazen në psherëtimë
Në prishtë ylberët… vetëtima…
Pranverës shfaqen me dashurinë…
Në shpirt… gjithçka të bukur dua
Ta mbaj… si mal borën… mbi shpinë…
Mallin në shpirt s’mund ta fal hua…
Hua… s’e fal… as dashurinë…
Prandaj, notoj shikimit tënd…
O fjalë magji…nëpër shtegtim…
Edhe nga tjetër kohë…e vend…
Në shpirtin tim…në fluturim…