Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

***

Kishës së braktisur,
i ka ngelur vetëm këmbana
e shkuar në shkop
si plaçkë lufte…

Shkallaret që çojne atje,
kanë ngelur në ajër.
I përdor veç tymi i puros
dhe krahët e zogjve.

Muret dhe harqet
janë ngrënë nga lagështija e ikjes.
Nga tavani varen merimangat
si fije kashte dalëboje…

Mes mureve të rëna,
nën syrin e këmbanës,
turrma e çmendur pi.
Pi dhe kërcen për përshpirtje.

 

***

Vrimat anësore të anijes,
pikonin ndryshk arratie.
Dola në bashin e saj
e zbrita sytë…

Qielli poshtë meje,
ish nuancuar në grijeshile.
Majat e çative tjegull kuqe
ja shtonin ngjyrosjen kësaj nate.

Rrëmbeva shkallët e lëvizshme.
Ca shkallë të holla, të gjata.
Ku fundet dhe fillimet,
u ndrinin si gjysëm sfera çengeli.

Me tërsëllim i ngula mes çative,
duke soditur shpërhapjen e tyre,
si tullumbace ditëlindjeje
lëshuar nga duar miturake.

Me këmbët si shkopinj hollakë,
si rrezet e një mëngjesi të ngathët,
u çapita ngadalë drejt majës
me përthyerje kockash dhe krahësh.

Ngjitesha dhe shihja poshtë.
Frika e rënies,
frika e humbjes së koordinatës
më bëri sa një kokërr lot.

Kur arrita në gjysmën e shkallëve,
hëna më rrinte një krah larg.
U zgjata… u mbërtheva pas gjysmë drapërit,
që kosiste qetë- qetë natën,
dhe qava…

Ashtu i varur,
me një krah në hënë,
një krahë e dy këmbë në shkallë,
lëshova spirancën e mbërritjes,
në qendrën e arratisjes.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s