Lulet e pavyshkura për Mjeshtrin e të gjithë kohërave Karl Gega / Nga: Namik Selmani

Lulet e pavyshkura për Mjeshtrin e të gjithë kohërave Karl Gega

Në vitet e rinisë kur isha normalist në fillimvitet 60 ( ashtu e quanim veten ne ish nxënësit e Shkollës së mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi”) kishim një mësues nga më të moshuarit e shkollës ku dhe vetë ish drejtori i shkollës Vasil Kamani i thoshtë “profesor” Shyqyri Demiraj quhej Ishte mësues i historisë dhe rininë studentore të tij e kishte kaluar në Universitetet e Austrisë. Me përfytërimin tonë rinor prej 16-vjeçari kur burimet e informacionit ishin shumë të pakta, ne i hipnim Kalit të Fantazisë dhe ishte ndoshta një nga njohësit më të mirë se shumë ngjarje që tregonte në kapitujt e historisë i kishte jetuar vetë.
Pak kohë më vonë na erdhi në duar një roman i nië fisniku shkrimtar si Alfred Kanini. Ai do na vinte në duar një libër shumë të veçantë me një titull të befasishëm “ Njeriu që dua”. Në të ngrihej një monument shkronjor për arkitektin e hekurudhës së parë malore në botë Karl Gega Shikoni vetëm emrin e tij! Një emër që të dërgon në majat e kulturës e të pushtetit dhe më tej një mbiemër që duket se ishte përfaqësuesi më i denjë i Gegëve shqiptarë. Një mbiemër që do ta shoqëronte atë dhe të gjithë paraardhësit e tij të paktën që prej 500 vitesh që kur ata u shpërngulën në Itali e më tej kur ai do të shkonte të punonte në Austri e do të bëhej një nga personalitetet më të mëdhenj të këtij kombi e të mbarë botës Një roman historik është një portë që vjen nga ajo dhe shkon tek ajo . Koha e largët e burimet e pakta që vinin në Shqipërinë time që nga viti i largët 1850 e mjegullonin njohjen për të Unë nuk e di që në botën e qytetëruar me kaq e kaq universitete të kishte e të ketë dhe sot një të dytë si Karl Gega që moshën 17 vjeç të marrë vetëm për një vit diplomën e inxhinierit në një nga Universitetet më të mirët të kohës si ai i Padovës dhe vetëm një vit më vonë të merrte titullin “Doktor i Shkencave në matematikë. Ua përsëris ishte vetëm 17 vjeç!!!! Karl Gega, ishte figurë e shquar shqiptare e teknikes hekurudhore në shekullin XIX që u bë ndërtuesi gjenial i hekurudhës së Semeringut. . Një burim thotë se ai ka vrarë veten prej dëshpërimit.Të parët e Karlit kishin mërguar në Venedik së bashku me shumë bashkëatdhetarë të ikur nga Shqipëria Veriore, pas pushtimit osman. Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Kreu një kolegj për filozofi e matematikë me përfundime shumë të mira. Në moshën 15 -vjeçare u regjistrua në Universitetin e Padovës. Vetëm mbas një viti u diplomua në degën e inxhinierisë”. Që në moshën 12 vjeç dinte frëngjishten, italishten dhe gjermanishten se kishte preardhje gjermane
Zgjidhja e problemit te hekurudhës së Semeringut nga Karl Gega u kundërshtua nga shumë specialistë, mbasi aso kohe diskutohej shumë rreth vështirësive që lokomotiva të ngjitej në atë lartësi . Eksperienca provoi se ishte një gjë e mundshme, siç e kishte parashikuar ai, Lokomotiva me tren përshkonte një pjerrësi 25 dhe rreze 180 metra. Enkas për hekurudhën malore të Semmeringut u shpall një konkurs midis konstruktorëve të lokomotivave për të ndërtuar një lokomotivë më të fuqishme, sepse zgjidhja e problemit kushtezohej edhe prej forcës tërheqëse të lokomotivës. Edhe këtu Karli ishte fitimtar mbi fitimtarët Në vitin 1860 përfundoi kjo linjë që është shembulli i parë i hekurudhave malore.
Iu kushtua ushtrimit praktik të inxhinierisë në shërbim të hekurudhave të Mbretërisë Lombardo-Venete (krahinë e Perandorisë Austriake), duke u marrë edhe me trasimin e rrugëve, kanaleve dhe ndërtimin e godinave të mëdha. Punoi në hapjen e rrugës së madhe malore në provincën e Belunos. Gjatë periudhës 1824-30 ishte vetëm 30 vjeç në provincën e Trevisos, në një pjesë rruge drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike. Nga 1830-33 ishte inxhinier në Rovigo dhe pastaj deri ne vitit 1836, u caktua në departamentin e ujërave pranë drejtorisë së bujqësisë në Venedik. Në vitin 1840 u gradua dhe u bë zëvendës në Drejtorinë e Ndërtimeve për mbarë Tirolin. Aty projektoi rrugën malore që kalon nëpër Val Sugana, pastaj atë që kalon nëpër Oberinnthal, tek Qafa e Finstermunsenit dhe bëri projektin e urës së varur mbi Etsh pranë Mores. Iu kushtua ushtrimit praktik të inxhinierisë në shërbim të hekurudhave të Mbreterise Lombardo-Venete (krahinë e Perandorisë Austriake), duke u marrë edhe me trasimin e rrugëve, kanaleve dhe ndërtimin e godinave të mëdha. Në vitin 1848, si inspektor i Drejtorisë së Përgjithshme të Ndërtimeve, drejton ndërtimin e hekurudhave të Jugut deri në Laihah. Në këtë kohë bëri një udhëtim të gjatë studimi në Gjermani, Belgjike, Francë e Angli. Kur u kthye, hyri përsëri në shërbimin e hekurudhave shtetërore dhe u mor me trasimin e linjës hekurudhore të Semmeringut, tunel i gjatë 1430 metra.

Asokohe diskutohej lidhur me mundësinë e trasimit të një hekurudhe të veçantë. Kësaj zgjidhjeje ai iu kushtua mbas një udhëtimi të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Angli. Me 1849 u bë drejtor i Seksionit të Ndërtimit të Hekurudhave dhe më 1850 drejtor i drejtorisë së përgjithshme për ndërtimin e hekurudhave shtetërore në Vjenë. Për të pasur një ide rreth kësaj pune vigane, po japim disa shifra: Gjatë linjës së kësaj hekurudhe u ndërtuan 16 ujësjellesa, me gjatësi të pergjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatësi të përgjithshme prej 4520 metra. Përveç këtyre u ndërtuan disa qindra ura të vogla dhe një mori muresh mbrojtëse për sigurimin e trenave nga shembjet e dheut. Për të gjitha këto u hodhën në erë 1500000 m3 shkëmbinj, u zhvendosën 3500000m3 dhe u stivuan 65000000 tulla. U ngritën 80000 blloqe guri. Duhet pasur parasysh se asokohe, për shpimin e formacioneve shkëmbore, s’kishte mjete të tjera veç turjelave me dore. Edhe në ndërtimin e ujësjellësve dilnin shumë vështirësi, meqë në atë kohë nuk njiheshin vinçat e mëdhenj. Ndërtimi i atyre shtyllave madhështore arrinin deri 45 metra lartësi dhe nje gjëresi deri 20 metra, bëhej nëpërmjet skelave të luhatshme. Por vështirësitë e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, që është si të thuash pika kulminante e kësaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, në lartesi 818 metra mbi nivelin e detit.
Ky tunel, për arsye të gjatësise së tij, nuk u shpua vetëm horizontalisht e nga të dy anet, por edhe vertikalisht në gjashtë vende, për të hapur galeri porsi puse, nga te cilat nxirrej dheu e gurët.

Mjerisht, të dhënat e jetës dhe të veprimtarisë së Karl Geges na kanë arritur mjaft të gjymtuara, aq sa nuk e kënaqin kureshtjen e ligjshme për ta njohur tërësisht. Vitet e fundit të Karl Gegës qenë të mbushura plot me brenga e hidhërime. Pak kohë përpara se të përfundonte ndërtimin e hekurudhës së Semmeringut, qeveria austriake e dërgoi atë në Sibenburg që të ndërtonte një rrjet hekurudhor të ri. Ai u mërzit e u shqetësua shumë. Mjaftonte një lajthitje banale e teknikëve, që dy anët e tunelit të mos takoheshin në pikën e dëshiruar, por t’i shmangeshin njëra-tjetrës, në drejtime të kundërta. Gjithçka mund të ndodhte në mungesën e tij. Ndodhej në Vjenë kur dikush i tha se dy anët e kundërta të tunelit te Semmeringut paskeshin devijuar gjatë shpimit pa u takuar. Ky lajm e tronditi tej mase Karl Gegën. Me dështimin e kësaj vepre, në të cilën ai kishte derdhur të gjithë përvojen e njohuritë, sikur po i gremisej sedra dhe krenaria e tij. Qoftë dhe ajo shqiptarja që flinte brenda vetes.

Ndoshta vdekja iu duk më e lehtë se sa poshtërimi, përqeshja dhe përbuzja e kundërshtarëve, prandaj përfundoi në vetëvrasje, në një banesë të Vjenës, në rrugën “Kulla e Kuqe”, nr. 6, disa minuta përpara se të dëgjoheshin ulurimat e punëtorëve nga gëzimi për përfundimin e tunelit. Ndërkohë Tuneli i Semmeringut kishte përfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti të gëzonte përurimin e veprës së tij madhore. Karl Gega u vendos në Panteonin e njerëzve të mëdhenj. Shtatë vjet më vonë, d.m.th. në 1867 eshtrat e tij u vendosën përfundimisht në një varr përmendore. Ai u varros përkrah Beethovenit dhe Shubertit. Pas viteve 60 deri kur pranohej teza e vetëvrasjes ka disa biografë të tjerë që e hedhin këtë supozim dhe e quajnë atë vetëm një vdekje natyrale. Edhe në stacionin e Semmeringut, pas dy vjetësh, iu ngrit një përmendore në kujtim të këtij nismëtari të hekurudhave malore. Vite më vonë u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me fytyrën e Karl Gegës. Ndërkohë filluan shtrembërime tendencioze lidhur me kombësinë, gjoja italiane apo gjermane të ketij personaliteti. Në vetë qarqet e kulturës austriake nuk munguan autorë objektivë që e kanë vënë në dukje origjinën e tij shqiptare, siç është p.sh. rasti i Friedrich Ëallisch, i cili, në librin me titull “Neuland Albanien”, botuar në Shtuttgart 1931, thotë në faqen 113: “Karl Gega, ndërtuesi gjenial i hekurudhës së Semmeringut, ka qenë me prejardhje shqiptare, siç dëshmon vetë mbiemri i tij “Gega”, që do thotë nga Shqipëria Veriore.
Karl Gega ka lënë shkrime për teknikën hekurudhore si “Pamje e përgjithshme e përparimeve në hekurudha, 1840-1850” (botim 3, Vjenë 1853), “Mbi ndërtimin e urave në Amerikën Veriore dhe kalkulimi i aftësive bartëse të urave Hoëe” (botim 2, ebd 1855). Gjithashtu ai shpiku një zhalon të përmirësuar si edhe një oktante me nonius për trasimin e kurbave. I tij është dhe koncepti i gjatësisë virtuale të një hekurudhe. Jetoi vetëm 58 vjeç. Lindi një ditë dimri dhe vdiq një ditë pranvere Karl Gega lindi në Venedik më 10 janar 1802 (dikush e shkruan 1800) dhe vdiq në Vjenë, më 14 mars 1860. Pamja e fisnikut Karl Gega me atë kapele republike në duar dhe me atë veshje tipike të intelektualëve austriakë, të befasojnë në të gjithë kohërat. Të vjen dhe trishtimi se ai nuk pati në jetën e tij trashëgimtarë.
Cilido vizitor që udhëton me tren nga Vjena në drejtim të Gracit, mrekullohet nga pamjet e natyrës malore të zonës të Semmeringut. Menjëherë të mahnit bukuria e udhës së hekurt që gjarpëron në mes faqeve shkëmbore, që përshkon Ura e Viadukte, e që zhduket vazhdimisht një pas një nëpër 15 tunelet, duke të afruar pamje të mrekullushme të vendeve të Semmeringut, të mbuluara nga gjelberimi i pishave Nëse ky udhëtar është shqiptar, padyshim do t’i zgjohet krenaria se një bir i trungut shqiptar është projektuesi dhe ndërtuesi i kësaj hekurudhe kaq të rrallë në botë. Të pafundme nderet për Karl Gegën Për arritje të shkëlqyera, ne punë, Karli u nderue me “ORDEN DEREISERNEN KRONE 3. KLASSE” (Urdhëri i Kunorës së Hekurt i Klasës së Tretë)dhe ju dha titulli RITTER (Kalorës- Cavaliere) e Ritterkreuz des LeopoldsOrdens (Kryqi i Hekurt i Urdhërit të Leopoldit). Tashmë ai thirrej “Carl Rittervon Ghega”. Në të gjithë karrierën e tij ai u nderua me këto tituj e medalje:• “Këshilltar Ministror e Perandorak (1844)• “Qytetar Nderi i Triestes dhe Brünn-it”•” Kommendador i Urdhërit të Franz Josefit”• avalier (Ritter) i urdhërit të Leopoldit• Gega vdiq më 14 mars 1860 Pak kohë më vonë , sarkofagu me eshtrat e Gegës u vendos në Panteonin e njerëzve më të shquar të Austrisë, pranë Mozartit, Beethovenit, Shubertit, Shtraussit, Brahmsit dhe Alois Negrellit (projektuesit të kanalit të Suezit Në vizitën e parë që do të bëja në trojet e begata austriake, do të vija një kurorë me lule në Panteonin e njerëzve më të mëdhenj të Austrisë ku është dhe emri i bashkëatdhetarit tim Karl Gega dhe një kurorë do të vija në hyrje të tunelit të Semmeringut ku ai derdhi idetë e tij gjeniale, djersën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm duke u radhitur në mendjet më gjeniale të Evropës të paten që prej 150 vitesh Me këtë rast, në fund të këtij portreti po vë dhe poezinë që e kam botuar që më vitin 2011 me titull “Dhimbja e Karl Gegës” në vëllimin poetik “Bëj të zë, por të merr era”

Dhimbja e Karl Gegës

Kushtuar arkitektit me origjinë shqiptare Karl Gega që hapi të tunelin e Semeringut në Austri
Në të gjithë urat e botës
Shoh një sy të pagjumë të shqiptarit të mirë Karl Gega
Një dorë që zgjatet
Për të shënuar vijën e numrat e munguar, qoftë dhe pagjumësisht.
E me të krahët e brigjeve në Triesten diellore
Mund të bashkohen si flatra të patutura nga era.
Vetëm dhimbja e krenia për të
Mund të na sjellë kaq mall e dhimbje mbi tavolinë.
Në tunelet e botës
Me sytë shqiptarë do bashkoj sërish Alpet gurqiklopikë
Në duart e tua
Përrallat përrallojnë të vërtetat e prekshme hyjnore
Një monument tjetër
Do ta vë në gjoksin e poetëve të mençur të kombit tim
E kreninë e pafshehur
Si lule do t’ia jap djemve ndër fjalët dritëshkronjore.
Frynte një erë nga nëntoka
Bridhte qorrëruar cikma alpine, kristalonte sytë e gurtë e shpatet e mprehta
Ti prisje agime Semeringu
Si udhëtar i përjetshëm drejt sirenash e ëndërrave farfuritëse
O udhëtarë,
O ngarendës tunelesh, ulni kokën përpara shqiptarit të mirë Karl Gega
E prekni
Atë që dhjetra jetë të kishit, nuk do ta preknit nëpër vite.
Me dritëhijen e jetës tënde, Mjeshtër,
Futem në kullën e dhimbjes së pabesisë ziliqare
Mbi trupin tënd
Klithmoj drejt qiellit e grushtet dhëmbëzoj i heshtur
Oooo, për ty Mjeshtër
Historia vika e diellëzuar dhe kur të godasin në shtigjet vrastare
E Lulet e kujtesës
Lulërojnë për ty sa për 100 mbretër njëherësh
Dhimbem me ty, Mjeshtër
Krenohem me ty mendjeartë
E derën krenisë nuk ia mbyll tërë jetën….

 

Nga: Namik Selmani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s