Kalendari poetik: Elwyn Brooks White (1899-1985) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Elwyn Brooks WHITE

Kalendari poetik: Elwyn Brooks White (1899-1985)

E. B. White, shkrimtar, poet dhe eseist amerikan u lind më 11 korrik 1899; u bë i njohur me libra për fëmijët. Në Spaç më ra në dorë nga fundi i vitit 1981 një poezi e tij me titull “Affidavit In Platitude”, i hodha një sy përkthimit të atëhershëm dhe po e paraqes sot për ju miq:

DËSHMI E KOTË

Dashuria shkak luftrash, që të vret,
Dashuria – veç brengë, llomotitje,
E keqe e madhe dhe për ty vetë,
Përgjigje e gabuar për çdo pyetje.

Sytë kur na vjedh, mëndjen lë në terr,
mëndjen kur na vjedh – zemrën në mërzitje,
Mishrat na copton me ca lojra-tmerr,
Bën gjithë këtë vetëm për zbavitje.

Për grat’e pabesa është nevojë,
U lypset të përligjin udhën e marrë,
Është si prangat, s’ka kush t’i shpëtojë,
Është si lypsari që shkon mbi kalë.

Për dashuri, martohesh a rri beqar,
Si sëmundje – shërimi, më i keq,
Për dashurinë dhe ti mban çdo barrë,
Për ‘të dhe mundimet e Arktikut heq.

Njëri dashuron, tjetri, jo nuk thotë
Shaka e vjetër, s’bën me qeshë, aspak,
Më fort u tall, kush dashuroi më fort
Si diçka që blihet edhe me pare kallp.

Është pemë, se të tjerat m’e lartë,
Mbi majat e gjithë të tjerave del,
Dashuron, prej hallit dhe gënjen nga pak,
Sipas qefit rrëfen, aspak çka sheh.

Kalon çdo kodër, dallg’a vetëtimë,
Gjithçka bën, veç gëzimet t’ia provosh,
Por ajo ta përbuz çdo përkushtim,
Budalla të bën, ç’të bësh, do t’durosh.

Pakuptim, marri është dhe zhgënjim,
Si lundër, që në çdo anë fut ujë,
Por veç, si e njoh unë dashurinë,
Gjë tjetër s’do të dëshiroja kurrë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s