Kalendari poetik: Maria Tore Barbina (1940-2007) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Maria Tore BARBINA

Kalendari poetik: Maria Tore Barbina (1940-2007)

Poete italiane, u lind në Udine, më 22 korrik 1940, lauruar për letërsi klasike, pedagoge në Universitetin e Triestes dhe Udines. Ja një poezi prej saj:

DY KORBA MBI LËNDINË

Dy korba mbi lëndinë
me rruaza nga shiu i fundit zbukuruar
njëri tjetrin përqark ndjekin, duke lodruar.
I këndon ai
të përjetshmen këngë
shkurt
i përgjigjet ajo
dhe këngë e tyre shton
magjinë e ditës pranverore.

Këngë e tyre jo e përkryer
asnjë profet s’e ka pëlqyer
por mua më prek në zemër
sepse njësoj si dhëmbj’e shkretë
dhe dashuria rron përjetë
dhe një zë ka, vetëm.

Këngë, lule, fjalë
në dashuri bëhen bashkë
në më të bukurin çast
dhe në fund në mendje kemi
se me çdo gjë të gjallë
motër e vëlla jemi.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s