Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Ah sikur…!

Ah sa dua dhe një herë të shkojmë,
Të mblidhemi të gjithë tek ajo lëndinë,
Zërin e bilbilave të dëgjojmë,
Të kujtojmë të bukurën, rininë!

Atje mbi barin e gjelbëruar,
Të luajmë dhe një herë si dikur,
Atje të qeshur të gëzuar,
Të mblidhemi të gjithë,ah sikur!

 

Nuk jam poet

Isha fare i ri,
Një djalkë dymbëdhjet vjeçar,
Kur gishtat e mi të hollë fare,
Luajtën për hërë të parë
Në telat e një kitare.

U rrita pakëz dhe,
U bëra një djalosh simpatik e romantic
Shtatëmbëdhjet vjeçar,
Kur shkruajta në një fletorkë shënimesh,
Poezinë time të parë,
Sepse në thellësi të shpirtit tim
Ishte shafqur një ndjenjë e zjartë
Për një vogëlushe me sytë e zinj.

Isha vërtet
Një djalosh romantik,
Këndoja rrugëve me kitarë
Për hënën, yjet e diellin e kuq zjarr.

Kaluan shumë vite jetë,
E shumë vite kam shkruar vargje pa fund,
Pa mundim e fare lehtë,
Sepse fjalët në mendje më vinin vetë
Nga thellësia e shpirtit,
Nga një ndjenjë e vërtetë.

E megjithatë,
Nuk u bëra dot poet,
Por jam thjesht ai djaloshi i parë
Që di vetëm të luaj në kitarë,
Që di të shkruaj
Ashtu si ja thotë shpirti i vet,
Por pa u bërë kurrë poet.

Ndaj mos më quani poet,
O miqtë e mi të vërtetë,
Sepse unë vërtet nuk di,
Të shkruaj si poet një poezi.

 

Dielli ende ndrin…

Në këtë bregdet ku po shëtis,
Ndjej muzgun që po vjen i nxehtë,
Shoh diellin që dritën po bitis,
E po zhytet në të kaltrin det.

Në sy kam perëndimin e diellit,
Mbi supe një kohë të largët me rini,
Këmbët m’i lagin valët e detit,
Një ndjenjë e vjetër më pushtoi me dashuri.

Bashkë belbëzuam ca fjalë të dy,
Ishin të zjarrta,oh si biseda dashurie,
Pastaj, kur me mall u përqafuam të dy,
Zemrat na rrihnin nga pasione rinie.

O diell i madhëritshëm, i ndritshëm,
Ndale një cast perëndimin në vend,
Të shohësh këtë peizazh të magjishëm,
Që krijon ti me ndriçimin tënd.

Mikja ime, i kam në vesh belbëzimet e tua,
Që ëmbël u kthyen në biseda dashurie,
Më vjen shumë keq që dielli u shua,
Që humbi një dritë e bukur perëndie.

Por,në shpirtin tim,
Dielli ende ndrin…

 

Presim…

O valëzë e ëmbël e qetë,
Që drejt bregut shkon ,
Nën melodinë që krijon vetë,
Dukesh sikur vallëzon.

O valëzë e ëmbël e qetë,
Në bregun tënd unë jam,
Me gishtat e mi të të prek,
Oh sa shumë mall unë kam.

O valëzë e ëmbël e qetë,
Sa vite kemi unë e ti,
Që presim këtu në breg,
Të na vijë e ëmbla dashuri.

Ne qëndrojmë bashkë këtu,
E pranë njëri-tjetrit rimë,
Kujtojmë me mall të dy,
Ato vitë që kurrë më s’vijnë.

Buzagaz vjen dhe mikja ime,
Në bregun tonë të heshtur,
Këtu bashkë me valëzën time,
E presim duke qeshur.

Përqafohemi fort që të tre,
Unë, vala dhe mikja ime,
E ku ka më bukur për ne,
Se këto të ëmbla ëndërrime!

Një valë, një breg,
Një djalë, një jetë,
Pushojnë këtu,
Në bregun e qetë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s