Arratisje / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Arratisje

Do arratisemi reve
në krahë gabianësh përqafim
tisit tejdukshëm,
ku siluetat rishfaqen tjetërsuar
dy shpirtra,
një ndjenjë
në aroma buzësh, stinëve prarim.

Dëshirë e heshtur,
lëvrirë gjakut blu
dejeve që ngrejnë dallgë
marazave të shkuara
përplasur direkut të vjetër, anijes vetmuar
përhumbur në detin gri.

Do derdhim yje
qiellit të pashprehur
kupës ku ëndrrat nuk njohin kufi
Ndezur endjes
e shuar pafundësisë
së një dashurie ringritur
trazimit shpirt.

Ditës së ardhur
çelur mijëra rreze
ngjyrosur agimit me shpresën e re
ndezur zjarrit zemrës e përflakur perëndimit
në të tjerë yje
një vello përmbi re.

Floknajë ere,
fëshfërin ngadalë
ardhur nga Edeni, ardhur kaq larg
dy zemra, një shpirt
endur nëpër natë
ndjenjë e përjetshme ngritur në altar.

© Julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s