Poezi nga Baki Ymeri

Poezi nga Baki Ymeri
 
 
DIALOG ME JETËN
 
Faceboku po na e bën me sy
Çdo ditë na e jep nga një mik të ri
Apo mike që na dekoron me Like
Poezi pa vaj kjo, pa lëng e pa metaforë
Fjalët e poetit shkrihen në dëborë…
 
Shqiptari i pëshpërit në vesh kohës
Pse po ik kaq shpejt moj çapkëne
Pse ia kthen shpinën jehonës së jetës
Pse trembet mëkatari para të vërtetës
Pse na braktis frymëzimi dhe fjalët
Që shtrihen në shtratin e heshtjes e thonë:
Ik e krisja gjumit se po bie qielli
Mbi tavanin e heshtjes sonë…
 
2.
 
Arti është pjellë e imagjinatës
Nëna e poezisë
Janë iluzionet dhe ëndrrat
Poezia është pasqyra e shpirtit
Simbol i dhimbjes
Dhe hijeshive të jetës
Ku zbulojmë ikona të gjalla…
Poezia është dhurata hyjnore
E qetësisë së shpirtit
Jehona e një ndjeshmërie të brishtë
Prodhimi më i zgjedhur i meditimit
Ku lartësohen ndjenjat…
Të paktë janë ata
Që përgjatë jetës ndjejnë nevojën
Të mbajnë një fjalim
Të qëndisin një poezi
Të krijojnë një vepër letrare
Por të shumtë janë ata
Që nuk kanë parashtruar pyetjen
Çka është jeta?
 
Jeta është një jehonë
Që kalon nëpër tunelin e kohës
Koha është një shpend
Që fluturon drejt ardhmërisë
Duke i fshehur në gjirin e saj
Shekujt e shembujve të shenjtë…
Poezia është gjaku i një populli
Që rrjedh në nëntokën e shekujve
Duke i bërë të pavdekshëm…
 
 
 
DIALOG ME ZANËN TIME
 
Jemi n’jug dhe jugu ka lezet
Kemi tradita fisnike
Që s’i ka askush në botë
Kemi goca trime e besnike
Që n’buzë e gji kanë sherbet
Nga sytë u shpërthejnë
Shkëndija drite iluzione
Që provokojnë emocione
Të kapisin kur të prekin
Kur i prek kallen e dridhen
Të rrëmbejnë e të ngashënjejnë
Nga jeleku gjinjtë u shpërthejnë
Dhe ngadalë e dalëngadalë
Me puthje t’ëmbla e pa fjalë
Të përplasin n’shtrat të butë
E ndjen veten si me qenë mbret
Të ngrenë në qiell e t’bëjnë poet…
 
 
 
DIALOG ME HESHTJEN
 
Heshtja që flet dhe fjala që vret
Fshati i heshtjes së harlisur
Dhe heshtja që buçet
Në fshatin ku Zoti flet shqip…
Nganjëherë fjalët e pamatura
Bëhen bumerang e na qëllojnë
Porsi plumbat e armikut…
Nga buzëqeshja e shikimit tënd
Shpërthen flaka e frymëzimit
Poezia e dashurisë i ngjan gjethit
Që nuk thahet kurrë…
Askush s’e din se si shpirti
I shndërron fjalët në dritë
Mendimet vijnë e shkojnë
Durimi të dhuron mirësi
Që për dashurinë e degdisur
Dhe heshtjen e harlisur
Ta kallish një qiri…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s