Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame “JETA” të autorit Ded Nikoll Luca (Denilu)

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame “JETA” të autorit Ded Nikoll Luca (Denilu)

Autori : Ded Nikoll Luca (Denilu)
Titulli: JETA
Kopertina: Agim Sulaj
Redaktore: Oltjona Selama.

Botimi i parë, 2018

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Roland Lushi

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, korrik 2018

Ded Nikoll Luca, sapo më dërgoi librin e tij dorëshkrim, që t’a lexoj dhe të shkruaj një parathënie modeste.
Në fakt, 100 epigramet e librit, i kam lexuar gjatë kohës, që paraqiteshin në facebook, por duke qenë epigrame të bukura, i rilexova.
Kur një libër, lexohet dy herë, pa të mërzitur, tregon vlerat e autorit.
Libri me epigrame, i titulluar “Jeta”, me ballinë të piktorit të famshëm vlonjat, me famë botërore: Agim Sulaj, më pelqeu dhe lexuesi nuk pret, që unë t’ i bëj reklamë.
Edhe pse e quaj parathënie, unë vij para lexuesit, si studiuese e jetës personale të autorit.
Kur Dedën e pyes për diçka, si gjithnjë me mirësjelljen, që e karakterizon, kërkon t’ i shmanget pyetjeve për vehten, por stili im i parathënieve, për këtë gjeni, besoj se vlen, për të sjellë tek ju, shpirtin e autorit, pasi epigramet në dhjetëra libra, i ka të pavdekshëm.
Denilu, vazhdon në të tijën thjeshtësi.
Ded Nikoll Luca (DENILU), nuk dëshiron të japë përgjigje personale, për të vënë në pah karakterin e tij, duke lënë mënjanë, karakterin e punës, që ai zhvillon me kembëngulje (dy libra të botuar në një muaj, janë një angazhim i jashtëzakonshëm i shkrimtarit dhe psikologut të palodhur).
Më në fund, pranoi të flasë për mënyrën e procesit krijues. Puna ime,-thotë Denilu, e ka fillin, në një proces, që bazohet tek intuita, e cila, është në fërkim të qëndrueshëm, me veprimtarinë e intelektit. Një ide frymëzuese, mund të lindë në një moment dhe ajo, ndez një impuls, i cili shpreh një formë, që pasurohet me imazhe materialesh, ngjyrash, dhe në këtë mënyrë formohet një epigram, tregim, novelë, roman apo libër me ese, ku reflektohet, dëshira e thellë, për të zbuluar diçka, për të krijuar diçka. Intuita, ka një fuqi marramendëse, por kjo nuk mjafton; mendja herët a vonë, i përvetëson këto impulse, fillon t’i organizojë, t’i kontrollojë, gjithmonë, duke gjykuar një vijë, një formë, gjithmonë, duke kërkuar diçka më të thjeshtë, diçka më komplekse, por në të njëjtën kohë, edhe më të qartë dhe në këtë mënyrë, fillon t’i pastrojë dorëshkrimet e mia të shumta dhe të mënjanojë çdo shtresë të tepërt dhe çdo ide të stilizuar. Unë,- thotë Denilu, përpiqem t’i rezistoj maksimalisht krijimit, nën ndikimin e stilit, krijimit të kurthëzuar nga impulsi i së bukurës, sepse unë, besoj se kjo mënyrë pune, krijon vepra sipërfaqësore, vepra, që nuk kanë fuqi, të ndrisin mendjen dhe shpirtin. Besoj se stili, simbolizon pezullimin total të të krijuarit dhe mbyt shprehjen e individualizmit krijues, gjë që për mua, ka rëndësi jetike. Unë, e kuptoj procesin tim krijues, si një shpërthim intuitash, që maten nga një kuadër idesh dhe shkathtësie intelekti. Ne, tani jetojmë të burgosur në teknologji, nëpër telefona dhe rrjete shoqërore dhe hapësira fizike, ka shumë pak rëndësi për ne. Shumë shpesh, mendoj se çfarë do të ndodhë me letersinë, në këtë botë të re, në të cilën, lidhjet njerëzore, nuk kanë si bazë prekjen fizike, pra, komunikimin me vetë personin, këtë botë, ku hapësira publike, nuk ka më kuptim të njëjtë. Ndoshta, përmbajtja e kësaj letërsie të re, është një përmbajtje virtuale, e jo fizike. Tani, ky është një paradoks i vështirë: si të krijojmë letërsi, kur nuk ekziston më përmbajtja fiziike?! Deda, ka shkruar edhe romane.Ja se çfarë thotë, për romanet, në një epigram të këtij libri.

Ded Nikoll Luca (Denilu)

Kjo tregon se ai, jo vetëm në epigrame, por edhe në prozë, është mjeshtër i madh.
Romanet:
Sipas ndërtimit të subjektit
kemi roman paralel, unazor dhe zinxhiror.
Sipas qëndrimit të autorit,
kemi roman ndjesor, didaktik dhe humoristik
Sipas tematikës, kjo varet nga qejfi yt
diskoteka, e ka kapur romanin në fyt.
E papritura, perzihet me kulturën e madhe, që ka ky gjeni i letrave shqipe.

Delina Kreka, poete nga Korça

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s