Kalendari poetik: Alfred Tennyson (1809-1892)

Alfred TENNYSON

Kalendari poetik: Alfred Tennyson (1809-1892)

I mbiquajtur Alfred Lord Tennyson, u lind më 6 gusht 1809, një nga poetët më të shquar britanikë; kulmin e karrierës e pati në vitin 1850 kur u shpall Poet i Lauruar, pasi qe shpallur më parë poeti William Wordsworth. Vazhdoi të shkruante deri sa u shua, më 6 tetor 1892, në moshën 83 vjeçare. Sot sjell një nga shqiprimet e fundit që kam prej tij:

KUR TË KEM VDEKUR, S’KE PSE VJEN

Kur të kem vdekur, s’ke pse vjen,
Si budallaqe mbi varrin tim të lotosh,
Ku kam vënë kryet, s’ke pse shkel,
Lermë të qetë, kur s’deshe të më shpëtosh.
Kam shiun që më qan dhe erën që rënkon,
Por ti, ik, shko.

Vogëlushe,
Pate faj a gabim për çka ndodhi
S’më duhet gjë, s’ka më vlerë për mua:
Merr atë që do, kjo Kohë më lodhi
Dhe tani veç prehje dua.
Zemërdobët je, lermë ku jam dhe vazhdo:
Ik ti, ec, shko.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s