Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

Kur të merr malli për 

Mes gurësh të hangun e mija epokësh, 
mes ajrit te lagesht,
parfumit shpellor,
mes gjelbrimit te vila Borghese,
e rrugicave pak borgjeze.
Në lidhoret e Trevit,
pikturat e Botticellit,
mes njeqind dritareve te Flavios.
Përgjate lumit
në sytë e gladiatorit,
ne statujat e heshtuna te Foro Romano,
n’anderra burimesh antike,
mberthet deshira e nje kthimi,
si gladiatore e këtij qyteti që të vjedh zemrën
e të ledh shpirtin…

 

Mon amour

Mbas rrebesheve të duerve tueja,
fle paqja,
në jastekun e djegun ku s’pushojmë asnjiherë.
Ti vjen i ngrohtë,
n’hovin djaloshar kalon kodra,
lugina,
vetëm malet të ndalin vrullin e pllambëve,
tue ti ngjit buzët,
dersa fryma mbet peng i qiellzës,
fytit e thithkës.

Mon amour

fle mbi supe , andrra e zdeshun prej nesh,
ramë në tokë si farë,
lindun bimë,
filiz….jeta rrah qysh se ke ardhë…

Mon amour

A të kam thanë se përbahesh prej meje?
A e ke pa kur s’jam, je natë pa hanë,
pemë pa rranjë në pragjet e qytetit tem?!

Ah mon amour,
lëkura më bjen sa herë shkon,
e mbledhi jargët tueja me shëru plagët e buzëve.
Mundem me të rrëfye që jetoj
aq sa zgjat akustika e nji puthje…

 

***

M’zhvesh,
pikturo format e mia të kolme,
unë rri e palëvizshme,
në gjumë prej grueje të hershme.
Ti veç imagjino
dhe luej me ngjyrat
me mimikën,
dhe formën e buzve.
Më shih e veç përhinu
ndërsa lëkura e bardhë
të thërret.
Më kundro,
edhe nën hundë më kundro si pikturë
të Edward Munch,
para puthjes…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s