Poezi nga Mimoza Çobo

Poezi nga Mimoza Çobo

 

I VARFËRI, DINJITOZ I LAGJES SIME

I varfëri,i harruari dinjitoz i lagjes sime,
mbrëmjeve shushuritëse rend heshtur,
përshëndet me dorë mbi zemrën jetime
i varfëri,i harruari ,dinjitozi shpirtqeshur.

Ti thahesh si gjethja vjeshtës zhveshur,
kërcitjen e nofullës ndiej,tek rri zgjuar,
asgjë s’ka mbetur,veç frymës pa tretur,
errësirës pus,ku dritë e jetës rri shuar.

Ti për një çast,këngës dhimbur ia thua
dhe zërin dëgjoj që dridhet duke qarë,
i varfri ,i harruari i mëhallës sime vuan,
ofshamën e mjerimit derdh në cdo varg.

E dhimbja shtratit,s’më lë të fle e qetë,
ai s’është si të tjetrët,lapanjoz,huligan,
atë se tremb,asnjë shtrëngatë e rrëmet,
i harruari i lagjes sime,është njeri i rrallë.

Ç’dreq bote është kjo?!E vrisni ,e shani,
ia rrëmbeni zemrën,copa-copa ia ndani,
pijani gjakun,por këngën mos ia ndalni,
dheut mos e kallni,por dinjitetin ia qani!…

Inspiruar prej pikturës së Mjeshtrit të madh zotit Buron Kaceli

 

PUTHJA E BURRIT ËSHTË JETË PËR GRUAN

Kur të puth një burrë për të parën herë,
ndez lulen e ndrojtur me erë vajzërie.
Ti grua pëshpërit:Puthmë edhe njëherë,
gjersa të më digjet çdo cipë virgjërie!…

S’pyet, nëse është trill a rreze dashurie,
pse këputen frutat e trupit veshtullor,
por kur kroi i nxehtë gjarpëron nëpër ije,
befas zgjon llavën e vullkanit epshor.

Kur të puth një burrë ,të djeg me frymë,
ulërima dridhmore ngrihen nga zjarri,
por kur gjinjtë rrëzojnë dimrat me brymë,
ti grua ndizesh e digjesh porsi fije bari.

Se kur flaka ndizet, lë gjurmë në lëkurë,
cipën e kofshëve,djeg gonxhja me prush,
mes ekstazës thua:ti je parajsë, o burrë!
E natyrshëm rrjedh ujvarë nëpër gushë.

Marrëzisht e dehur prej eliksirit kristalor,
që pluskon mbi kreshtën prej lëkure,
thith ultratingujt e universit mashkullor,
tek penetron ëmbël, duke rrëzuar mure.

Kjo ndjenjë është burim që nuk shter asnjëherë,
simfoni e mishtë, që lidh çdo burrë e grua,
shkreptimë e buzës afshore që digjet me erë,
që shkrin dy trupa, me puthjen e bekuar.

 

FLIRTI NË ETER MES GRUAS DHE UNIVERSIT

Dihet se‘’Grimca e Zotit’’i dha masë fizike materies së botës,
por krijuesi,kur krijoi yjësitë,njeriun dhe gjallesat e tokës,
në mendje ka pasur imazhin hënor e paqësor të një gruaje,
tërheqjen magnetike të syrit femëror,që i dha shpirtit vuajtje.

Kur krijoi sistemin diellor e nga trupi i gruas mori kongjinj,
duart iu përcëlluan kur preku me mollëza të zjarrtët gjinj,
por kur pa,se gjinjtë e gruas kishin miliarda kristale pjalmi,
krijoi Rrugën e Qumështit ,me miliarda planete kristali.

Kur gruaja përkulej,si rremi hurmës,gjatë eklipseve femërore,
fenomenin eklipsor krijuesi ia dha hënës për eklipset hënore,
kur ndonjë yll i afrohej gruas,ajo rrëshqiste fshehur,planetit diellor,
ndaj këtë okultim interesant,ia dha hënës në mbretërimin qiellor.

I dashuruar pas Venerës, e pikturoi planetin qiellor më rebel,
e bëri yllin e dashurisë,kur tek gruaja hasi uragane të beftë.
E bëri si gruaja e zjarrmuar,që kur tërhiqet është e rrezikshme,
noton frikshëm në pellgje helmi,por prapë mbetet e magjishme.

Teksa eksploronte hiret e gruas,e pushtoi një afsh përvëlak,
se buzëmbrëmjeve dhe mëngjeseve,ajo zhvishej pak nga pak,
duke vezulluar universin ,kur yjet rrinin fshehur përqark,
ndaj yllit Venera i dha afshet erotike e gjithë vezullimet e saj.

Kur krijoi stinët,që natyra të shpërthente sythet pa druajtje,
përfytyroi sesi mund të ishin katër stinët e një gruaje,
sesi mund të ishin flladet e saj,kur zjarrmonte nëpër gonxhe,
si ishin stuhitë e shpirtit të saj,me tingëllima misterioze.

Kur përfytyroi mitrën e gruas,që do të sillte jetë në Blu Planet,
krijoi mitrën qiellore ku lindin miliarda yje gjithë jetë,
kur zbuloi se universi i gruas të ngërthen magjishëm me mister,
kuptoi se mes gruas dhe planetëve ka një flirt në eter.

©copyright reserved Mimoza Çobo

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s