GJITHMONË ËSHTË GUSHT – Poezi nga Jorgos Hronas (Georgos Chronas), Greece / Solli në shqip Dashamir Malo

Poezi nga Jorgos Hronas (Georgos Chronas), Greece
 
 
GJITHMONË ËSHTË GUSHT
 
Gjithmonë është gusht.
Ndarja midis dhomave,
dru i nxirë.
Gjithmonë fotografia në murin e verdhë,
Tregon takimin në lumë,
Në momentin ku dielli qëndron pezull,
Ndërmjet pemëve dhe rërës,
Admiron veten në ujë.
Gjithmonë treni arrin në stacion.
Zërat e parë në korridore, zërat e parë,
Qendrat e zërit.
Vështrimet e pabesueshme të së dielës,
Për një udhëtim në mitologji.
Gjithmonë është gusht.
Përbri nëna jote vuan,
Dhe ti përpiqesh, studion,
Për zhvendosjet ndërmjet liqeneve,
Kënetave, të vdekurve,
Në librat e fizikës dhe kimisë,
Për provimet që i detyrohesh shtatorit,
Në trupa që mbahen gjallë,
në mitologjinë e gushtit.
Babai yt të pëshpëriti pak më parë:
Nuk mund të ikësh, bir!
Eshtë gusht.
 
Solli në shqip Dashamir Malo
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s