Poezi nga Etleva Lilamani

Poezi nga Etleva Lilamani

 

Verore

Verore,ditet verore plot freski ajrore,
diellore plot nxehtesi diellore.
Ne ajer verviten aroma mengjesore
etje,shtjellim shpirti ,fragmente lirie.

Fluturon per pak lart ne mrekulli dite,
me ndricim te kalteryer,mbi det,toke.
Zbret poshte ne gjelberim, ngjyre blerimi,
freskie, lageshtimi deri ne pafundesi.

Nje kenge ritmike te rremben endrres,
ajo tingullon ne harmoni plotesie.
Aresi shigjetar diellin ka qelluar
dhe nje cope te tij ta sjell ne dritare.

 

Asfalt

Ndodh ne jete te mbetesh asfaltit te saj,
te perplasesh keq me fytyre poshte.
Te kesh vetem nje rruge te perplasesh,
per t`u ngritur me lart,beso fort!

Mos ki frike se mund te vritesh,
ndodh te te vrase me keq meshira.
Ajo eshte zhagalane,pa turp,
te ngjiet si rrodhe trupit e shpirtit.

Perzije larg vetes,mund te te mbyse,
ne oqeanin e loteve te saj!
Shih pertej dites,se vec atehere,
do gjesh shpresen per te kapercyer

Zemer duhet forca jote ne udhetim!
Arritje e ngurtesimit te saj ne shkemb.
Jepi vetes te drejten per te vendosur,
kufirin , ne do te kapercesh tutje.

 

Dritë

Nëqoftese ka në botë një drite.
Te ndritshme e që flakëron si një kometë
është një, me thoni ju I ngjan dicka,
dashurinë që prindi për fëmijën e ka.

Eshte krijuar në thelb të shpirtit,
nuk mund ta zbrazësh prej aty.
Gatuar është në gaca zjarri,
Farketuar me kujdes,eshte dritë në sy.

Në c’kopshte u krijua do te thoni ju?
Sikur ta dija do t’ua zbuloja,
Por di se I ngjan mjaltit në gjuhe.
T’I zbukuron ditët ,si bleta te zgërbonja .

Do kalojnë ditët,netët një nga një,
Ndoshta me to dhe vite te tëra.
E kur fëmija të ndërtojë folenë e tij,
Një pike loti do të rrjedhë,do të të qajë zemra…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s