Tinguj të kobshëm – Poezi nga Lek Pervizi / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Antologji në vargje – Mbresa poetike nga një jetë e ndaluar

Poezi nga Lek Pervizi
 
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Antologji në vargje – Mbresa poetike nga një jetë e ndaluar
 
 
Tinguj të kobshëm
 
Pushuen kangët e gëzueshme të rinisë
tashma
shpejt filloi
në zemrën time brenga
tinguj të kobshëm
të nxierrë
prej lahutes
tinguj të përvajshëm
prej lahutës së kohnave
tinguj hapash
që vijnë lart e poshtë
tinguj gjymtyrësh që zvarriten
gjymtyrësh rrënkuese
në të zymtat
qeli
tinguj britmash
vikamash
tinguj të ngjirrun
psherëtimash
grahmash
tinguj hekurash
llozash
prangash
tinguj kërcëllitës
trokitës
çizmësh e këpucësh
xhelatësh
policësh
rojësh
tinguj batarësh
në ato mëngjese pa ngjyrë
te një zall
te një breg
te një lumë
i cili vrapon i lëmëritun
me frikë
me tmerr
e fshehtas
tinëz
në valën e tij të vrullshme
gjak herojsh
gjak trimash
merr
skuq
shkumbën e bardhë.
Tinguj të përziem me gjak
tinguj të njomun me lot
me djersë
tinguj që kumbojnë
kobshëm
tinguj mortorë
tinguj të përvajshëm
nanash
nusësh
motrash
fëmijësh
prej thellësisë së shpirtitnave
të brengosun
prej thellësisë së zemrave
të lëndueme
tinguj të kobshëm
tinguj të vrazhdë
nxierr tashma
lahuta e lashtë
lahuta e kohnave
pushuen kangët e gëzueshme të rinisë !
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s