Kalendari poetik: Charles Bukowski (1920-1994) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Charles Bukowski (1920-1994)

Më 16 gusht është datëlindja e Charles Bukowskit, i njohur edhe si Henry Kinaski, ose thjesht Buk për dashamirësit e tij kudo në botë; u lind në Gjermani ku babai i tij Karl Bukowski (me prejardhje polako-gjermane) qe ushtar gjatë Luftës I Botërore dhe u martua me një vendëse – Katharina Fett; e quajtën djalin e tyre Heinrich Karl Bukowski; kriza ekonomike në Gjermani detyroi çiftin të kthehej në SHBA. Pati fëmini të vështirë; babai i alkolizuar, shpesh pa punë, moshatarët e ngcmonin për shkak të theksit gjerman dhe kjo e bënte Bukowskin e ri t’i vinte shpesh në punë grushtat për t’i mësuar ata të silleshin si duhej. Në vitin 1944 mbaroi studimet në L. A. City College për gazetari dhe letërsi; u përpoq t’i shmangej shërbimit ushtarak (pat filluar lufta II botërore) dhe ia arriti: komisioni mjeko-ligjor nuk e gjeti të aftë për shërbim ushtarak. Në rini ndoqi ca kohë grupe të së djathtës, më pas të së majtës, por gjithsesi politika nuk u bë kurrë hobby i tij. Mendonte se: «Ndryshimi ndërmjet diktaturës dhe demokracisë qëndron në atë që në demokraci votohet një herë, pastaj marrim urdhërat, kurse në diktaturë nuk çojnë kohën dëm me votimet.» Në vitin 1944 shkroi tregimin e parë, që shënoi udhën e tij të gjatë në tempullin e letërsisë; gjatë jetës së tij shkroi 6 romane, qindra tregime dhe novela, mijra poezi dhe skenarë filmash. Ai pranonte ndikimin që patën në shkrimet e tij një sërë autorësh të njohur si p.sh.: John Fante, James Thurber, Louis-Ferdinand Céline, Anton Çehov, Franz Kafka, Knut Hamsun, Ernest Hemingway, Henry Miller, Robinson Jeffers, Fjodor Dostojevskij, David Herbert Lawrence, J. D. Salinger, Antonin Artaud dhe Edward Estlin Cummings. U shua më 9 mars 1994 nga një leuçemi agresive akute. Adhuronte macet dhe qentë, mbante një tufë mace dhe maçokë në shtëpi. Ka edhe poezi të tijat për kafshët.
Në shqip u botua fillimisht romani i tij “Femrat”, disa tregime, novela etj., por asnjë nuk arriti lartësinë e përkthimit të V. Kules me romanin “Femrat”. Në vitin 2015 shtëpia botuese ENEAS botoi një përmbledhje me poezi të Bukowskit të përkthyera prej meje me titullin “Bukowski Poezi”.

 

Nga: Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s