Kalendari poetik: Elsa Morante (1902-1985) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Elsa Morante

Kalendari poetik: Elsa Morante (1902-1985)

18 gushti është data e lindjes së shkrimtares, poetes dhe përkthyeses italiane. Filloi të shkruante që në moshë të re përralla dhe rrëfime të shkurtra për fëmijë nëpër revista të ndryshme. Në vitin 1941 u martua me shkrimtarin e njohur Alberto Moravia, martesë që praktikisht mbaroi aty nga viti 1961, por Elsa nuk ia dha kurrë divorcin Albertos. Fitoi shumë çmime letrare në Itali si p.sh. Premio Strega për poezi dhe Premio Viareggio për tregimet. Romani i saj “La Storia” renditet në 100 librat më të mirë për të gjitha kohët në listën e përgatitur nga Instituti Norvegjez i Librit në vitin 2002. Për sot kam përzgjedhur këtë poezi prej saj:

HIJE E VOGËL…GATI E MBYTUR…

Pashë veten në sy.
Rrallë shihemi, me vetveten kështu,
sy më sy
dhe duket se në ndonjë rast
është një ushtrim shumë i vështirë.

Thonë se,
duke u zhytur në pasqyrën
e syve të tu,
me përqëndrim të veçantë
dhe njëkohësisht, i çliruar, i lëshuar krejt,
arrin, më në fund të shquash
në fund të bebëzave, atë Tjetrin,
që është madjé, Vetja jote, e vetmja dhe e vërteta,
thelbi ynë dhe i çdo qënieje,
pikërisht ajo pikë që mund të quhet Zot.

Unë amà, në pellgun e lëngshëm,
tjetër gjë nuk shquajta
veçse një hije të vogël, të shkrirë,
(gati të mbytur)
të një fëmije të vonuar
që mbyllur brenda meje gjallon.

Gjithnjë po ai fëmijë, i njëjti,
me të njëjtën kërkesë për dashuri
të tejkaluar dhe që s’i hyn në punë tashmë,
por kryeneç, këmbëngulës deri në paturpësi.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s