Kalendari poetik: Félix Luis Viera 19 gusht 1945 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Felix Luis VIERA

Kalendari poetik: Félix Luis Viera 19 gusht 1945

Poet, shkrimtar kuban, feston sot 73 vjetorin e lindjes. Në vitin 1995, ndërsa ndodhej i ftuar në Meksikë për një takim letrar, shfrytëzoi rastin dhe miqësitë që kishte për të shpëtuar nga diktatura kastriste. Në një nga romanet e tij të fundit me titull ” Un ciervo herido” (“Një dre i plagosur”) përshkruan kampet e përqëndrimit apo “të riedukimit nëpërmjet punës”…si në Shqipëri, ku edhe Spaçi, Qaf-Bari, etj quheshin “kampe riedukimi”. Kam nja dhjetë shqipërime prej tij dhe ja përzgjedhja ime në këtë përvjetor të Poetit:

KUBA

Ishull i Kubës,
sa kitarra janë thyer në emrin tënd,
sa tiranë të përdhunuan pasi të shpallën zonjë,
sa vajza hëngrën pluhurin e ëndrrave të tyre
kur deti i kaltër prej gjakut të të dashurve të tyre u skuq,
sa fëmijëve u plasën tullumbacet prej bubullimave të Drejtësisë.

Sa gonorre, sifiliz e kancer
mbollën në ty shpëtimtarët e tu
sa të tjerë, duke të ledhatuar me trëndafilë poezish
në të vërtetë sytë të lidhnin
në aeroplanë prej letre hidhnin turpin hidhnin, si fruta plastike.

Ishull i Kubës, gjak që nuk shterron,
ku je sonte, kur
bolerot e tua nuk më arrijnë
ku gratë të shurdhojnë me të qeshurat e tyre
ku zezakët nuk vijnë gjithë ankth, të mërzitur,
të qetë si gjarpërij që ia mbathin,
ku zezaket s’më turren me bythët e tyre si kështjella biblike?
Ku janë mulatet e tua
që nën dritën e shkrepëtimave shenjtërojnë naforën?
Ku je sonte
e dashura ime?
Dhe goja, buzët më dhëmbin
kur të kërkoj, më kot,
këtu larg ku jam, në të ftohtë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s