Poezi nga Dije Lohaj

Poezi nga Dije Lohaj

 

ANKTH I PARAGJYKIMIT QË NË EMBRIONIN TIM

Një re iku, me rrënjë në tokë ylberi nisi
Pas një bubullime të gjatë që qiellin grisi,
Më faniteshin si në gjumë ditët e fëmijërisë,
Me shtatë ngjyrat e ylberta të dashurisë.

Pas ylberit papritur vrapova si dikur,
Me hapin tim që ngjante si të ishte urë
Të kapja ngjyrën e kaltër në fluturim,
Ankthin e paragjykimit që në embrion tim.

Shtatë ngjyra e shtatë ylbere kalova,
Gjeta ëndrrat e mia në botën që shkova,
Djalëria erdhi me forcën e magjisë,
Dhe u dha fund orëve të vajzërisë.

Sikur të isha djalë më nuk klitha si bisha,
Si në botën e romanit kur e vogël isha,
Sa mirë që jam djalë unë Dija dikur,
Me atë hapin që edhe tani ngjan me urë.

Faqe e faqe jete ika, i lashë poshtë historisë,
Lodroj tani si ai qengji i dehur prej djalërisë,
Ua bëj me dorë vajzave rrugës tek shkojnë,
Pika që s’u bie dhe hundët për vathë shpojnë.

Njëra sheh qiellin, sakaq kohën në internet,
Shihet në pasqyrë, lexon biografinë e vet,
Legjendën e ylberit e ka mësuar me vonesë,
Lut retë të sjellin shi, e jo mëngjeset për vesë.

Si djalë shtatë strofa për shtatë ylbere thura,
Nuk desha të ishin të drejta, po me harqe si ura,
Si ura me harqe, si harqe ylberi pas reve me shi,
Ejani shoqe tek unë, ejani sa më shpejt tani!

 

PSALM PËR PSALMIN TIM

Sa udhëkryqe e ndërkēmbëza
Më zunë për këmbe
Dhe nuk më lënë 
Të vij gjer te ti
E të këndoj psalmin tonë.

Ç’jemi ne?
Endacak pa atdhe
Apo lypësarë me dorë të shtrirë
Që endemi andej e këndej botës
Ndjekim trenat metropoleve,
Ku si gjarpërinj rrëshqasin
Mbi lëkurën e ikjeve tona,
Të regjura me shiun e qulltë.

Ne bashkë me shiun qajmë e freskohemi,
Sepse kemi më shumë zjarr, se sa një vullkan,
Jemi më të errët, sesa errësira e natës,
Me të ndritur se sa sytē e Homerit.

Kur ëndrrat tona grinden
Me tempullin e yjeve,
Ne kthehemi të digjemi në zjarr
Dhe lotët t’i flladitim nē bjeshkë,
E rrênjët t’i ujitim në hijen e pishave.

Edhe pse venat
Na i përtypin bajlozët e detit,
Dhe bajlozët tanë
Ne nuk dhamë shpirt
Psalmet i këndojmë agsholeve,
Me gjuhën e rrësirtë,
Me melodinë e jetës së ringjallur,
Tek luajmë gishtërinjtë e ashtit
Nëpër tela prej fijesh bari…

Po i mbledh drithërimat
E thërrimat e tua
Po i mbledh një e nga një
Dhe shkrova shkronjat e tua
Nëpër rrugën e zemrës
Për një pikë,
Vetëm për një pikë çmallje shpirti,
Se syri im i shterur
S’mund të shohë as varrin tim
As psalmin shqip.

Se dua afër gurrave
Të mbaj syrin hapur
Mes qerpikësh të shkrumbuar
E të ngrijë nē buzët e mia
Edhe ky psalm,
Bashkē me mua
Amen!

 

SA HERÊ GJAKUAM

– Thuajani emrin me zë të lartë
Para se ta jepni!
Kështu tha Shqiptar Oseku.
Thuajani emrin që jehona e tij
Të endet sa në këtë shpat
Sa në atë shpat
E mos e jepni
Muranen e bimës sime
Se natë e dite e kam larë me lot.
– Thuajani emrin me zë të lartë,
Para se ta jepni!
Në djall vafshi,
Ju që krijoni H a r t a,
Të reja a të vjetra.
Cilin kënd ia prishët,
Hartës që gjakuam,
Shpikës të varreve.
Në çdo përvjetor,
Mbani fjalime lavdie.
E hartat na sillen rreth koke.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s