Poezi nga Irena Gjoni

Poezi nga Irena Gjoni

 

Ishujt e Ksamilit…

… Lulnajat e gjithë pranverave m’i sjell në një buzagaz…
Me fustanin e tangove spanjolle,
lidh fillin e këputur mes dy jetëve mes dy yjeve.
Në vend të kukuvajkës e korbit, me frymën tënde
bën që mes flokëve të mi të marr jetë një margaritë.
Dhe përmes një përqafimi shpirti,
ti ma len hapur portën e ëndrrës së të nesërmes…

(Fragment nga I. Gj.)

 

BUZËQESHJA, ËNDRRA QË SOLLI JEHONËN TËNDE

Buzëqeshja është ëndrra që solli jehonën tënde,
Ngjizjen e dritës në kundërmim universesh,
ku Unë lexoj ajrin e Ti lexon në ajër.

Rrëmojmë në ritualin mistik të Mallit të Kaltër,
në fshehtësinë e thellësive të përjetshme,
ku nën drita të verbërta, çorienton meridianët.

Frymëmarrjet, me Postën e Zotave postohen netëve.
Sa më errët shkojnë, aq më tepër ka përndritje
tek e qara e parë si kënga e sekreteve.

Udhëtojnë në kohë të tjera, në jehona ëndrrash.
Bekojnë me mister një përkëdhelje flokësh,
të dehur në një përqafim në tehun e muzgut…

 

PERËNDITË KANË ETJE

Tani, Perënditë kanë etje
Në këtë natë furtunash mbi dete,
Ku me blic vetëtimash,
Zoti fotografon mungesën.

Larg prej të përjetshmit shtrat shpirtëror,
zjarret e kobit në të premten e zezë,
tronditin dhe hyjnitë.

Lartësojnë hijen e hyjnisë PËRSHPIRTJE;
ku për bukë e ujë, vaj e verë mbi këto varre,
ka Lutje qerpikësh të puqura në një lot,
për t’u bërë dritë syri
në këtë Perandori të terrtë të Vdekjes,
që nuk njeh skllav a Zot.

Ende perënditë kanë etje
Në këtë natë furtunash mbi dete…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s