Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

vetja në pasqyrë

aq befas para saj dhe e vështroj veten përballë meje
në gjendjen e ndodhur njerëzore,
në zbulimin e asaj që nuk ndjehesh se je,
e në fakt nën pushtetin e asaj ndodhesh
nuk mësohem dot me njeriun e gjendur përballë meje,
në pasqyrën tallëse e të vërtet njëkohësisht.
më tremb fytyra e shfaqur aty,
ndërsa më tregon tjetër njeri nga ai i ndodhur në shpirt,
më padit moshën, si me gisht
betohem ta harroj ,me luftë ta mbroj njeriun tjetër, nga i pasqyrës,
duke munduar të futem në luftë,
krejt si luftëtari,
që edhe se e din se betejën do ta humb,
e rrëmben shpatën e turret në të pamundurën,
e vdes me shpatë në dorë,
duke u ndjerë gjithmonë si në shtëpinë e vet,
në këtë luftë të përkorë.

 

armikut tim

Jam larg teje,
armiku im,i…dashur

ika unë prej teje
(tjetër zgjedhje nuk kisha)
të pata aq pranë,
aq pranë teje isha

armiku im
i urryer
gjatë jam menduar për luftën kundra teje,
përderisa shpinën ta kam kthyer

të lashë në harresë
të “mbulova “ pa dhimbje
emrin ta fshiva me ngut
nuk do të jesh më në apelin e asnjë feste

po ti nuk mund ta kuptosh dot një luftë të tillë
kjo është një vrasje me…heshtje
duke e harruar emrin tënd
në një botë kaq të vogël
ku pa dashje mund të shkëbesh një prekje

gjithë takimet e mundshme me ty
i kam dënuar me …vdekje!

 

letra pa adresë

kur dita e qetë
mbyll siparin e saj, e futet
në mantelin e natës,aspak të qetë
unë ulem dhe shkruaj …letra pa adresë

edhe në kohën
kur ti më hutove aq shumë,
sa vendosa t’i thyeja pasqyrat
përderisa i kisha sytë e tu
kam shkruar …letra pa adresë

dhe në gëzime
kur dielli ka mbushur botën dhe gotën,
teksa hareja klithte gjer në kupë të qiellit
kam shkruar …letra pa adresë

(nuk rri dot pa menduar për ju
marr fletët e bardha e shkruaj drithërimet e mia…)

sa ëndërroj dhe kam dëshirë që dikur,diku,dikush
të marrë atë letra të shkruara
tash disa vjet, pareshtur mbi fletë
pa emra përmbi zarfa
në letrat të pafundme dhe … pa adresë.

 

shpëtimtari

Brenda meje asht ai.
sa herë grindem me ty
më ban me harrue shpejt 
sèrish më ban me u kthye
e me të dasht njësoj!
Kurrë nuk më shkon ndërmend
me e tremb prej vetes
atë fèmijè zemërbutë,
që pas grindjeve i harron shpejt gjërat
ndërsa vrapon i pafajshëm
grindjen e…shpërfill !

dispropocion

Ndërsa çdo ditë e më shumë përpiqem ta njoh botën
dritarja prej nga e kundroj
çdo ditë bëhet më e vogèl.

shpresë

Vetëm Zoti mund të na ndihmojë!
Zoti ynë i mençur,
i pa gojë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s