Poezi nga Sabit Rrustemi

Poezi nga Sabit Rrustemi

 

SI NJË ËNDËRR E ËMBËL VERE

Kjo natë
si një ëndërr e ëmbël vere
petaleve tua është mbështjellur

Ajo zemër luleje me aromë
shpirtin ma ka dehur

Si të të afrohem
prej asaj raceje ilire që rri te porta
e një foleze grerëzash që sogjojnë dritaren

Deri n’atë floknajë pylli
as shteg as hënë
as dhe një shenjë e vockël grishjeje

Rrotull sillem e mbështillem
si ajo kulpër gardhi
nën qiellin e syve Tu

Merrmë nën krah
nën atë strehës të bardhë gjiri
fshehmë
deri në një ditë tjetër
që mbush mëngjesin sall dashuri

( 5 Korrik 2011 – 7 gusht 2015 )

 

SHOU I MAPETËVE

I. Pritja shkurton fjalët

Zyrtarët harruan
Mëngjesin në xhepa
Dhe veten në durim

Jij i kujdesshëm
Pritja shkurton fjalët
Udhën deri në shtëpi

II. Rendi i mapetëve

Mapetët janë fisnikë
Fisnikërisht të presin
Me një prekje trupit
Dhe një buzëqeshje

Mapetët kanë rend
Nga hyrja deri në sallon
Të vijnë pas
Me një lule në krahëror

III. Ushtrimi i heshtjes

Dy kartela
Pro e contra

Kurseje frymën
Nofullat
Dhëmbët

Përdor dorën
Ngrit kartelën

Misioni yt kështu e ka
Ta ushtrosh heshtjen

IV. Buzëqeshja në pauzë

Kopshti si mos t’jetë natyral
Dhe uji
Dhe trupi ynë gjysmëvertikal

Vetëm tavolinat e kauçukta
Karriket
Dhe fjalët natyrisht
Duken artificiale

Buzëqeshja në pauzë
Del e zgërdhisht

Kot gënjehesh për drekimin falas

E ke hëngër baco
Me një pagesë të dyfishtë

V. Udha shterpë

Kemi qëlluar ngusht
Fotele kemi pak

Uljen do ta bëjmë me gishta

Sa më shumë gishta
Për një bythë
Dhe një fotele

Më falni
Për një lëshim rasti

Para se t’i ulim bythët
Udhën duhet rrahur

Shterpë na doli
Lirinë nuk e solli

Në shtrat gjarpërinjsh
Kurthuar rri
Po kush ta grishë
Kush t’i zgjatë duart
Pas saj të niset –
Mbetet pa fotele

Dëmshpërblimi i takon
Dy metra tokë për guxim
Bashkë me një këngë

Urraaa
Askush i pari

VI. Zurmë e pluhurtë

Vetëm zhurma e rrahjes së duarve
Bën pluhur

Portën e ndërgjegjes
Ekzalti fals e mbuloi

( Prishtinë, 14 Korrik 1994)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s