Kalendari poetik: Salvatore Quazimodo (1901-1968) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Salvatore QUASIMODO

Kalendari poetik: Salvatore Quazimodo (1901-1968)

Sot, më 20 gusht është data e lindjes së Kuazimodos, njërit nga më të mëdhejtë e poezisë italiane. Por jo vetëm kaq; qe dhe përkthyes; ka sjellë në italisht lirikat e Safos, tragjeditë e Eskilit etj., nga greqishtja e vjetër, nga rumanishtja Tudor Arghezin etj., kryeveprat e Molierit dhe Shekspirit, poetë francezë etj. Në vitet 1930-42 ndoqi rrymën letrare të hermetizmit (qe njohur edhe me Montale-n ato vite). Është mjaft e njohur edhe fjala e tij në ceremoninë e marrjes së çmimit Nobel në vitin 1959; ja një pjesë prej atij fjalimi: “Ndërsa poeti është i ndërgjegjshëm për fuqinë e politikanit, këtij të fundit i bie ndërmend për poetin kur zëri i këtij depërton thellë në shtresa të ndryshme shoqërore dhe prej atij çasti fillon lufta e nëndheshme ndërmjet politikanit dhe poetit…me fjalë politikani mbështet kulturën, por në të vërtetë rreket t’ja mehë fuqinë, t’ia heqë poetit tri a katër liritë themelore të njeriut, deri sa poeti të vazhdojë, në këtë qerthull të përjetshëm, të rifitojë çka i kanë grabitur.” Ja përzgjedhja ime në këtë përvjetor:

KRISHTLINDJE

Krishtlindje. Kundroj skenën e gdhendur të Lindjes,
ku duken dy barij që sapo kanë mbrritur
në stallën e varfër të Bethlehemit.
Edhe mbretërit Magë me ato xhybe të gjata
ardhjen e mbretit të fuqishëm të botës përshëndesin.

Paqe në këtë skenë dhe në heshtjen
e figurave prej druri: ja pleqtë
e fshatit, ja ylli që shkëlqen
dhe gomari i vogël, i kaltër.

Paqe në zemrën e Krishtit përjetësisht;
veç në zemër të njeriut paqe s’ka.
Edhe me Krishtin dhe njëzet shekuj që shkuan,
vëllai kundër vëllait sulet.

A ia ve kush veshin asaj foshnje që qan
dhe që do të vdesë mes dy vjedhësish në kryq?

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s