Poezi nga Ermira Mitre

Poezi nga Ermira Mitre
 
 
AJO
 
Ajo është delikate,
mbyllur në kafaz kristali,
kam frikë ta prek,
të prek shpirtin e saj të brishtë,
shpirtin e saj tis,
si velloja e bardhë e nusërisë,
membranë e universit që agimi gris.
Më lini fytyrën në të ta zhys,
e të bëj fole,
e pastaj të vdes,
të vdes mbi pëlhurën e dlirësisë,
me të të mbështillem,
kur të hyj në honin pafund të përjetësisë.
Frymën e saj të ndjej,
tek më ndjek,
me flatrat e saj të shkruara si zog a flutur,
me krahë të më godasë,
a me sqep të më trokasë,
e di nuk do të më vrasë,
me perkdhelje do të më mbushë,
me dashyri hyjnore,
gushën do të më ledhatojë dhe puthë,
pafundësisht derisa,
shpirtrat të ngjizen bashkë si palca në rrashtë,
si dy kokrra gruri në një guaskë,
dy binjakë të ngjizur në një bark.
Me tis të më mbështjellë jehona e dashurisë,
me të të thur folenë e lumturisë,
si bleta mbretëreshë në lulëkuqe pjalmin të mbledh,
e mjaltë mbi kafazin e kristaltë të derdh,
e pastaj lërmëni të vdes,
të vdes e të shndrrohem në tis,
të lodroj bashkë me shpirtin e saj përjetësisht.
 
 
 
SHPIRT I LIRË
 
Shpirti saj tingull violine në hapësirë,
në kupë dua ta pij,
bashkë me rakinë.
 
Dua të dehem,
trupi flakë të më ndizet,
në shpirtin e saj të dergjem,
shpirtin e saj lulëkuq në kupën e rakisë,
dua ta puth përjetësisht.
 
Puthja, prag dashurie,
derën hap në amfiteatrin e lashtë
amfiteatri panteon dashurie.
Puthja,
trëndafil i njomur,
me gllënjka të ndezura rakie.
 
Shpirti i saj violinë dashurie!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s