Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Do të kem ikur larg
 
As pak nuk më erdhi keq për ato që i lashë të më ikin,
për momentet e mia fluturuar larg
nuk e shtriva kurrë dorën tek të gjithë ata që më tradhëtuan,
as kërkova nga e kaluara të më falte më shumë paqe.
 
E dërgova gjithmonë fatin tim nëpër takimet tona,
unë dhe strofat-lirike, s`kemi pasur kurrë fat,
ato më japin shpresën aty ku kurthet krijonin pengesa,
e unë u jepja jetë, muzë përmbi çdo fjalë.
 
Për yjet që të mos ndihen asnjëherë të braktisur,
të përhumbur në më të thellat mjegulla
dhe shpirti nga shpirti im për të ndrtshmen dritë
të shkëlqenin zjarrin, ndezur nëpër natë.
 
Për të cilën jetë duhej të shkruaj,
apo për stinët që shkojnë e vijnë
ç’ të bëj me ata që mposhtën ëndrrat e mia
ata që rininë time e ndrydhën.
 
Dhe çka më largon e më zgjon sipër dehjeve
dhe s’ po dhuroj, një ëndërr fli
zemrës time i ndryshova ngjyrë
e lotët fsheva lëndimit tim.
 
Por unë nuk ankohem kohës së pakohë
dhimbjen time e mbaj nën gji,
si dallgë e heshtur avitem bregut
e shndërrohem valë në blunë thellësi.
 
 
 
***
 
N’teh t’thikës priten shpirtnat,
N’agun e ma t’bukrës
E ma t’kobshmes ditë ,
Fije t’javeve t’thuruna n’zjarr .
Të verbnumit ,rrëshkasin duart n’mur
T’çjerruna , n’crruqe lotojn myshqet , t’guluna thell n’lug t’zemnave .
N’klitma t’thella, n’pamunsi pa drit .
E ksisoj, vallzojn n’vallen e lodrës, t’ligsis.. “the patron ” .
Valle satane..!
Sa t’soset dhe ky ag !
Ku e djeshmja ngjan me t’sotmen ,
Zvarrituni sarpente, gjarppnij ,
T’mytun , t’enjtun n’helm korb t’zi..
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s