Gjendje… / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Gjendje…

Valëzim që trazon detin,
flokë ere që përkunden mbrëmjeve më të ëmbla,
puhizë e lehtë,
ardhur nga pyje të lashta
kurorave të gjelbra
që prekin lartësitë,
e frymojnë qiellit më të lartë.

Fragmente dëshirash
avitur një tjetër perëndimi
përflakur syve të mi
horizonteve që flenë në krahë muzgjesh
e treten tutje largësi,
vështrimit që s’ njeh kufi,
veç ngjyrimeve që përthyhen honeve
refleksion
i shpirtit dlirësi.

@ julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s