“Mashtrim me letra dashurie” (Tri novela) – GOTFRID KELER / Përktheu nga orgjinali: Aristidh Ristani

“Mashtrim me letra dashurie” (Tri novela) – GOTFRID KELER

“…Dhe ja ku po rrinte tani aty, ashtu sikurse djaloshi Herkul, te një kthesë e jetës së vet, te një udhëkryq i mirëfilltë. Nga kurora e blirëve që rrethonte qytetin ngriheshin përpjetë kolona të lezetshme tymi, çatitë e praruara të kullave rrëzëllenin në diell ashtu joshëse midis majave të pemëve: në këtë anë shikonte lumturi, kënaqësi, kredhje në borxhe dhe një fat plot mistere, kurse në anën tjetër, në anën e fushës, ishte rruga e largët dhe e lirë, ku e prisnin puna, vështirësitë, skamja dhe terri, por në të njëjtën kohë edhe një ndërgjegje e pastër dhe një jetë e qetë.” (“Veshja të bën njeri”)

“…Drejt gjërash të tilla më të madhërishme po lundronte tani me vela të fryra, i shtyrë edhe nga fryrja e stërmadhe e së shoqes. Dhe lundroi aq mirë, saqë me ndihmën e saj mbërriti, pas njëfarë kohe, atje ku është përcaktuar të mbërrijë pjesa më e madhe e bashkëqytetarëve të tij. Në vend që të kujdesej për punët e tregtisë, u bashkua me një grusht kokëkrisurish si puna e tij, të cilët i pati peshkuar aty rrotull, dhe u dha pas prodhimit të një letërsie shkollariste e çapraze, që qarkullonte si e tillë edhe mes njerëzish me mend në kokë dhe që, me ato përsëritjet e përjetshme, propagandohej si diçka krejt e re dhe e padëgjuar kurrë, sadoqë s’bënte gjë tjetër veçse ripërtypte mbeturina të hedhura nga të tjerë dhe nxirrte marrëzira me brirë. Ndaj kujtdo që s’e pranonte atë famën e saj të përpallur, ajo hakmerrej duke e cilësuar si përfaqësues të një klike tinëzake e armiqësore. Por fshehurazi edhe ata vetë e përçmonin shoqi-shoqin. (“Mashtrim me letra dashurie”)

“…Këto atribute kishin të bënin me një palë syze me skelet të praruar, me tri kopsa këmishe të emaluara e të lidhura bashkë në një qostek të gjatë floriri, që përshkonte nga njëri cep në tjetrin një jelek plot lajle e lule, me gjithfarëlloj stringlash, me një karficë vigane mbërthyer në kravatë, ku një miniaturë paraqiste betejën e Vaterlosë, pastaj me tri a katër unaza të mëdha, me një bastun të gjatë, doreza e të cilit formonte një palë dylbi teatri në trajtën e një kupe të sedeftë. E tërë kjo armatosje i ngjante si pajimi ideal i një njeriu të lumtur. Këtë e pati bërë si suazë të hartuar me guxim për jetën e vet, qysh më përpara, qysh atëherë kur vazhdonte akoma të përlante, por kurrë pa ide largpamëse, atë pasuri të vogël që kishte trashëguar. Tani ky pirg sendesh s’ishte dhe aq fort stolisja pa shije e një burri sqimatar, ai qe, para së gjithash, një shkollë përvoje, durimi e ngushëllimi në kohë fatkeqësie, si edhe një gatishmëri e denjë për të pritur më në fund kthimin e lumturisë, e cila mund të vinte ashtu befas, si ndonjë hajdut nate.” (“Farkëtari i fatit të vet”)

(Gottfried Keller: “Mashtrim me letra dashurie”, 
Titulli i origjinalit: “Die missbrauchten Liebesbriefe”, 
Tri novela, Botimet “SANTORI”, Tiranë 2016, 280 faqe.)

 

Përktheu nga orgjinali: Aristidh Ristani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s