Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

DHIMBJESH, TROKITUR.

Sa shumë dhemb
shtrati!..
Mban dhimbjet e jetës
në përmbledhje
numrash dhe dhimbjet?…
Ngritur
si hijet e pa ndriçueshmes
natë
e ndjekur, trokitjesh!…
E shtyjmë dhe
shtrijmë, errësirat
zgjerohen
si porta kështjellash
gjer në agim.
Agimet!… Fillojnë mpihen
në përplasje
drite, zbulohen dhe lën
shpirtin!…
Zhgënjimeve si ajo
një natë
e zakonshme e djeshmja?…
Pa kuptim pak
formim.
E mbledh mes grushtash
e mledh dhe
i përmbledh dhimbjet?!…
As ditëve
as netëve nuk vriten
shpirtrat?…
Si reflekse drite shkëlqejnë dhe
humbasin
errësirave, mes momenteve
i zgjoj.
Le të zgjohet edhe kjo natë
na prek!…
Dhimbjen. Dhimbjet
në acarin e saj
i mbledh sërish, e mbledh
mbi kapriçot
kaotike të saj gjej fjalët
e heshtura.
Të heshturat, i ndjej dhe
Përballem
me trajektoret e gjithësisë aty!…
Ku engjëjt
lëshojnë pasthirmat e rilindjes
mbi një shpirtit dhe
në mendim?…
Diku!… Një meteor i përflakur
zbërthehej dhe
më linte me shkëlqimet
kërkonte
prehjen e fundit, mes gjithesisë.
Aty, acar dhe
në të carat e qiejve
të vrenjtur
linte, vetmitë?!… I linte
dritës, kërkoja
sistemet ku degradonte
mbi teoritë që
përcaktonin!… Sjelljet
e qeverisura
mbi ligje dhe programe
pa përcaktim.
Pa përcaktim, programesh
dhe shkaqesh
në shkallë ndjeshmërie
të ekstremeve
kaotikës, nuk i qëndroj.
Nuk e njoh atë
mbretëri aq të thellë dhe
pa anësi
vritet, e paparashikueshmja
ka provokim
të një ninulle dhe minimizonte rezultatet?…
Disproporcionale dhe të minuara
mbi parimet
tradicionalisht mbajmë
gjendjet!…
I mbaj si mes shkrimeve
mbroj!…
Të themeluarit gojarisht!…
Po riformoj.

Dhjk©22-08-2016

 

VLERA

Kur trupi shpërfillet
nudos!…
jeta?… Humbet dhe
vlerat
e dashurisë!… Perëndojnë.

Dhjk ©20-08-2012

 

DRITËPLOTË

Thirrjet e shpirtit
prita
dritëplotë, gjumi?…
Fshihte
gjurmët e thirrjeve
më provokonin
sonte, ç’do gjë tejkalonte
faljet!…
Rrotulloheshin mes foljeve demostrojmë
dhe denigrojnë, gjumit?…
Kjo ndërmjetësi
ndjenjash në linte intimiteti
lidhjet?…
Më provokonin, gjumin?…
Gjumit i zboja
Hënën për të patur dritën tënde
aq të fortë, aq
të plota…, psherëtimat që
më ledhatonin
shpirtin?…
E shikoja tek lodronim
dijeve dhe ndjesive
prezantonim, mundësitë!…
Si psikoanalizën
e një lodre ta pranoja!…
Mbi ç’do fshehtësi?…
Dhe një fjalë dhe, në ç’do fjalë
Largë shijesh
ëmbëlsi që vriste
natën, sonte?…
Vetëm kalimtare s’e pranoj.
Si ta pranoj
natën, zemrave zhveshur
që thërrasin
kohën… ta frenojnë?…
Si të humbur
dritës!… Mos më fto. 

Dhjk ©16-08-2015

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s