Kalendari poetik: Dorothy Parker (1893-1967) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Dorothy PARKER

Kalendari poetik: Dorothy Parker (1893-1967)

Poete, shkrimtare dhe gazetare e amerikane e njohur për stilin e saj thumbues, u lind 125 vite më parë. Mbiemri i saj i vajzërisë qe Rothschild, por nuk kishte aspak të bënte me familjen e bankierëve të atij mbiemri dhe ndihej fort në siklet për këtë shkak dhe sapo u martua mori mbiemrin e burrit; mbiemër të cilin e mbajti edhe pas divorcit. Duke bërë shaka, thoshte se martesa i shërbeu të paktën për të hequr qafe atë mbiemër. Pas vdekjes ia la pasuritë e veta fondacionit Martin Luther King. Mora këtë poezi të sajën nga arkivi i përkthimeve të mia, që daton në vitin 1982, Qaf-Bar:

BALLADË E SISORËVE PAFAT

Dashuria vret më fort se guri,
Si deti është, më blu, të themi,
Troket natën fort si orë muri,
Më gjatë rron se Matuzalemi.

Thoni një dashuri mbaroi fare,
Puthjet aspak borxhin nuk vonojnë,
Sa të jesh gjallë ke për ta larë,
Gratë dhe elefantët nuk harrojnë.

Gjithë burrat ngatërrohen, medet !
Se dot nuk rrinë pa e krruar,
Bir, çdo gjë lahet në këtë jetë,
Qysh në lashtësi, është shkruar,

Dhe këtu pendimi nis merr rrugë,
Kur bëjmë diçka, a e mendojmë ?
Qëllo në mundsh, por mos harro kurrë,
Gratë dhe elefantët nuk harrojnë.

Qysh prej Çezarit në kohën tonë
dhe sot, paralajmërimi jehon,
Ti që veç dëfrimin e ke zanat,
Stërvitur je, gjithë edukatë,
Hap sytë o bir, një del e tepron,
Se historia e ka thënë qartë,
Gratë dhe elefantët nuk harrojnë.

 

POROSI

Një porosi po lë për ju, o Princ,
Shkruar në Eden, për kohën tonë,
Mbyll sallonet dhe kopshtin zoologjik,
Gratë dhe elefantët nuk harrojnë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s