Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
Lulja e fundit nga qyteti i jugut
 
Çelën menekshetë dritares tënde
dhe s’mund të vi si dikur i lumtur,
të trokas nazetuar në xham me endje.
Koha , ëndërrimin kohësh e ka humbur.
 
Po erdha si shtegtar i vonuar,
qetësisht do t’u afrohem luleve,
do të këpus ndonjë thile në duar
dhe do të vazhdoj i përulur më tutje.
 
Askush nuk do ta ndjejë shqetësimin tim,
as lulet e harlisura mureve në varje ,
por do të iki moçëm me të njëjtin mendim,
sepse në jetë ka mall , ka edhe ndarje.
 
 
 
Zbritja e bagëtive në vjeshtë
 
Mjergull e hirtë
Është kohë kur nuk duken lëvizjet.
Të imagjinuara,
dëshirat e një jete që zgjohet e mpitë,
dhe zbret hamendësive të trishtuara.
 
Barinjtë, jo gjithmonë e kuptojnë vjeshtën.
Në vetvete janë të bindur,
por, kanë luajtur me të vërtetën një lojë qorre
dhe ajo ,tani i ka harruar, i ka ligur
me ankthe dhe terrore.
 
Besojnë tek një dritë,
që kurrë nuk shfaqet, por e kërkojnë mite..
Shohin tej kopesë që përhapet ugareve
mjegullës në ngritje.
 
Në rrugën e padukshme vetëm bagëti,
që kanë lënë kullotat dhe ecin në të errët.
Barinjtë iluzorë lëkundin fenerët
dhe mbrapa,
si gjeneralë të menduar gomerët.
 
 
 
VARRI
 
Ti ke dy rrasa varri pranë një shtegu,
ku mblidhen rrëkezat e turbullta të vjeshtës,
ndërsa rruga çuditërisht kalon, po prapë nga bregu,
dhe fsheh tek urinojnë njerëz.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s