S’ka dashuria parmakë / Poezi nga Xhevat Latifi

Poezi nga Xhevat Latifi
 
 
S’ka dashuria parmakë
 
Ne parmakët e një dere të thyer
Siluetë e përshkllirë tund flokët me duar
Nuk është më as shtëpia, as dritarja
Sall shelgu dhe bari i rritur në oborr
 
Këtu ka kohë që s’ka shkelë këmbë njeriu
Po zogjtë duken të njejtë
Kalldremi gurbardhë si dhëmbët ku preve buzën në puthje
 
Të them ke vdekur nuk mund
Ska dert nëse je në kënd të botës
A në tjetër përqafim then heshtjen e natës
 
Në shtëpinë që mungon
Një vizatim dritë-hijesh ngrihet e ulet
Në erën që rreh një degë druri të tharë
 
Une ulem në gjunjë bëhem gati me vdekë
Diçka e freskët e ngrohtë pështillet në frymëmarrjen time ,
me mban pezull…
 
Ti vjen si bastun mos me ra balli në tokë
Mbështjell si bariu cigare në erë
E më thua:
-S’ka dashuria parmakë
Ka gjurmë me ngjyrë dheu
Nuk të ném, nuk të mbyt
mbetet me ty deri sa mbyll sytë.
 
XL shkurt 2018 @ Gjilan
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s