Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Loti gjeti strehzë në re…

E pashë strehzën e vjetër,
dhimbje ndjeva në shpirt,
ishte krejt tjetër,
pa jetë pa dritë.

Ndjeva se dashuria e praruar
nuk ishte,nuk ekzistonte,
si strehza kish ndryshuar
si strehza rrënkonte.

S’kishte gjallëri,
s’kishte as jetë
veç ftohtësi,
çdo gjë ish e shkretë.

Loti i dashurisë së vjetëruar
kish gjetur një strehzë tjetër,
pikat e shiut kishte zëvendësuar
në retë e qiellit të vrejtur.

 

Rrugicat e jetës…

Sot,
Në mëngjes,
Kur po ecja
Në rrugicën që bëj cdo ditë,
Për të shkuar në kafenenë time të preferuar,
S’di pse m’u kujtuan
Të tjera rrugica;

Ah, e para rrugicë
Që më erdhi në mendje, është rrugica
Ku u ngrita në këmbë dhe fillova të ecja,
Është rrugica e fëmijërisë.
Që nuk e harrova asnjëherë.
Oh,sa shume kujtime të bukura
Më vijnë në kujtesë nga fëmijëria!
Lodrat e shumta, sa shumë luanim,
Sa të dashur ishim, të ciltër
Dhe përqafoheshim me ndjenjat
E pastra fëminore.

Pastaj,
E pashë veten të rritur
Në rrugicën e rinisë,
Ku cdo mbrëmje shëtisnim,
Bisedonim për mësimet, për jetën,
Ku këndonim këngët tona,
Ku vështroheshim, dashuroiheshim
Dhe ëndërronim pa fund.

Rrugicat e jetës,
Janë të tjera rrugica,
Janë të shumta, të pafund.
Një ngarkesë e rëndë mbi shpatualla,
Problemet të shumta në punë,
Ato ekonomike e sociale në familje
Dhe në shoqëri etj.
Dallgë të jetës.

Dhe së fundi,
Vjen kjo rrugica poshtë ballkonit tim,
Ku kaloj cdo ditë në mëngjes
Për të shkuar tek kafeneja
Ku rri me zonjën time
E bisedojmë bashkë problemet e jetës,
Të shëndetit pse jo edhe
Ato ekonomike e politike.

Nga të gjitha këto rrugica,
Ajo e fëmijërisë,
S’di pse ka lënë më shumë mbresa
Dhe më vjen më shpesh në kujtesë!
Por e them me dhimbje se;
Sa herë shkoj me mall tek kjo rrugicë,
Më pushton një trishtim, sepse,
Rrugicën e gjej bosh.
Ku janë fëmijët,ku?
Ku luajnë ata,e njohin njëri-tjetrin,
A kanë shoqëri me fëmijët e tjerë të lagjes,
A luajnë bashkë…???

Jo, jo,
Rrugica është e qetë,
Fëmijët qëndrojnë para celularve në dhomat e tyre.

Në veshët e mi vijnë
Si nga një kohë e lashtë,
Britmat e shokëve të fëmijërsië time.
Zemra më gëzon si të jem fëmijë…

 

Kujtoj…

Një lumturi shpirtin ma pushtoi,
Kur ja dëgjova të ëmblin zë,
Në sy m’u shfaqën imazhe lloj-lloj,
Nga ajo kohw e bukur e njohjes me të.

Ajo po ecën buzë detit e qetë,
Me trupin e drejtë si zanë e vërtetë,
Një rreze dielli mbi të ka rënë,
Në rërën e lagur ca gjurmë ka lënë.

Nga kjo pamje që kam tani në sy,
Se ç’më ndizet një zjarr në gji,
Kujtoj kohën kur shëtisnim të dy,
Dhe ndjenjën e bukur me emrin Dashuri!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s