Poezi nga Xheladin A. Çitaku

Poezi nga Xheladin A.  Çitaku

 

ÇAPITJE ÇASTESH

*
Çastesh të ëndërruara
heqë vallen ngazëllimi,
në dritën e hënës
daulle impulsesh buçasin,
në copëza pasqyrimi
( si imazh mozaiku )
thërmohet jeta.

*
Në kaskada shfrenimi
ekzaltimi gulçon
e rrëzon muranat,
në thellësi përflaket
persiatja e ndërdijes
e vegimet ngulfaten
në deliret e përhumbjes.

*
Tundimi mamuzërohet
nga skutat e shpirtit,
( sekëlldisshëm )
pikturohet shqetësimi
në ngjyra kredhëse
të pejzave ndijuese,
sinorëve t`iluzionit
cimbisen përfytyrimet.

*
Joshja bredhë kapardisshëm
në qiellin e ambicies,
( hundëpërpjetë )
çapitet rreth e qark
në trazime ëndrrash,
ndjenja e llastuar
që në diell përdridhet,
shpërfillë hijen
në përplitjen përtokë
a në flatra t`imagjinatës….

 

TABLO E ZYMTË

*
Ëndërrat lozonjare ikin me mëngjesin
n`tipare të fytyrës brengat janë rikthyer
suvenire të përçmimeve gatshëm e presin
që do ta qerasin me kotheren e urryer.

*
Portat e qiellit që e dhurojnë fatin
ca çiçëra i hedhin me kurnacëri
ca nuk rastisën ta gjejnë të ngratin
tek disa të tjerë vajti me mizëri.

*
Sheshe të mermerta si lavdi e kotë
lustruar lëbyrshëm stolisur n`fasada
shpirtin e vrarë nuk ngshllojnë dot
pjatat boshe që defilojnë n`parade.

*
Mendjet uloke kapardisur në pallate
poltronë skandalesh llupësinë shaluar
predikimet dehëse si rrjedha kaskade
mashtrimin dhe zhvatjen kanë bekuar.

*
Bilance vulgare indiferencash si akull
t`epokave klandestine në ballo shpotitëse
jetën e rënduar, të mbërthyer në amull
përkëdhelin së koti instanca çoroditëse.

*
Hapat zvarritur në dhiaret e shpresës
si shkrepje xixëllimash në mjegullnajë
shkëndiat tretëse posi pikëzat e vesës
si urët e shuara, të nxira në tymnajë…

 

TINGËLLIM I PAZËSHËM

*
Që ndjesia të rinohet
e ëndërrimi të rrëfehet
nëpër komplimentime,
që shpirti të bymehet
në ngrohtësinë e rrezes
dhe të shpresës,
në freskinë e vesës
ta shuaj etjen,
do ngjyra të imazhit
që ngurrimi të ngjyrohet
e arsyeja të tkurret.

*
N`kotësi dëshirash
zile tundimi tingëllojnë
fare të pazëshme,
në shurdhësi memece,
trazojnë mendjen
i vjedhin qetësinë,
sikletshëm përplitet
e injoruar në veten e vetë,
në qoshe strukur
e zhubrosur,
në kohën e pamëshirë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s