Kalendari poetik: Jeanette Winterson 1959 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Posted on August 27, 2018

0


Jeanette WINTERSON

Kalendari poetik: Jeanette Winterson 1959

Sot, më 27 gusht, mbush 59 vjeç Jeanette Winterson, shkrimtare e njohur britanike, u lind në Mançester më 27 gusht 1959. Botoi romanin e parë në moshën 26 vjeçare, me të cilin fitoi një çmim letrar. Ja poezia që përzgjodha prej saj:

DUA…

“Dua pa të shkuarën tënde të vish tek unë.
Fjalë e fraza harroji, ç’ke mësuar.
Harro në sa dhoma a shtretër ke shkuar,
a në sa vende të tjera ke qenë.
Të vish sikur të jetë e para herë.
Dhe kurrë, mos më thuaj të dua,
deri sa të ma kesh provuar.”

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Posted in: AUTORE