Kalendari poetik: Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832) / Përgatit materialin Maksim Rakipaj

Johann Wolfgang von GOETHE

Kalendari poetik: Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832)

Si sot, më 28 gusht 1749 u lind Goethe, shkrimtar, poet, dramaturg dhe diplomat gjerman, një ikonë e letërsisë gjermane dhe botërore për të gjitha kohët. Shkrimtarja britanike George Eliot ka shkruar për të:«…nga më të mëdhejtë ndër letrarët gjermanë dhe i fundmi njeri i përbotshëm që ka ecur mbi këtë tokë.»

 

PESHKATARI (Der Fischer)

Shushurinte ëmbëlsisht deti,
Një peshkatar atje,
Për qef seç kishte hedhur grepin,
Duke ndënjur, me nge,
Ndërsa po rrinte duke pritur,
U hap ujët sakaq:
Dhe s’andejmi, ashtu, papritur,
Një femër qull u çfaq.

Me këngë filloi t’i flasë:
“Kështu me djallëzira
Pse sojin tim kërkon ta vrasësh,
Si vepron njerëzia?
Sa mirë ndjehen, ah, ta dije,
Brenda në det, të lirë,
Ti menjëherë do të vije,
Do të ishe më mirë.

Kur hyjnë në det dielli, hëna,
Nuk freskohen të lumtur?
A s’u duken fytyrat brënda
Nja dy herë më bukur?
Qiell i thellë s’të tërheq
Kur mbi det bëhet blu?
Fytyra jote s’të pëlqen
Mbuluar vesë pafund?”

Deti ëmbëlsisht shushurinte,
I lagte këmbët zbathur;
Zemra me tërbim zu t’i rrihte
Si për vajzën e dashur.
Ajo i këndonte, i fliste;
Ishte vetëm për të;
Pak vetë, pak ajo e tërhiqte
Dhe s’e pa njeri më.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s