Kalendari poetik: Moris Meterlink (1862-1949) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Maurice MAETERLINCK

Kalendari poetik: Moris Meterlink (1862-1949)

Sot më 29 gusht, është data e lindjes për Maurice Maeterlinck, poet, dramaturg dhe eseist belg, Fitoi çmimin Nobel në vitin 1911. Në motivacionin e dhënies së çmimit shkruhej: “Për veprimtarinë e shumëllojtë letrare, veçanërisht për dramat që shquhen për pasurinë e përfytyrimeve dhe poetikën fantastike…” …etj, etj. Ja një poezi prej tij:

 

ORË MËRZIE

Ja dëshira të vjetra që shkojnë,
Dhe mbetën ëndrra që ikën,
Mbetën ëndrra që gjithnjë çalojnë;
Ditë shpresash që u fikën!

Në ç’ditë t’arratisesh, si hije!
Nuk duket një yll, gjëkund:
Shihet vetëm një akull mërzie
Dhe hëna, që gjithçka vesh blu.

Ndjej ende rënkime që brengosin,
Të sëmurë në të ftohtë,
Ja qëngjat, në dëborë kullosin;
Ki pak mëshirë, o Zot!

Unë zgjimin pres, që vjen ngadalë,
Të shkojë dremitja sëpaku,
Unë po pres diellin të dalë
Se hëna më bëri akull.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s