Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

NËPËR TYTA, BESE…

Puthje, shprese
Mes buzëve të përgjakura, nga moti
Nëpër tyta bese
Mbetur mes kokave të fisit, si za Zoti

Për damkën e gjaktë, që ra mbi jetë mali
Për dashninë e ndaluar, të heshtej e liga
Që rëndonte më shumë se plumbi e balli
Mbi plisin e plakut, ku dridhej fjala e frika

Puthje, shprese
Mes buzëve të përgjakura, sikur loti
Nëpër tyta bese
Mbetën, damkë vdekje, si jetë s’koti.

 

KUR JETOHEJ, ME NUR MALËSIE…

Dy buzë u puthën, s’koti
Nën urën e parë, të qytetit, ku lahen mëkatet
Për nder t’gurit, ku del loti
Mes shikimeve t’malit, ku dashnia, me sy matet

Puhiza e ardhur, nga nektari i luleve të kuqëluara
I prekte gjethet, që kishin marr ngjyrën e vjeshtës
Si fjalët e frikës, që dilnin, nga gojët e mashtruara
Për t’i shkundur mollët, që ruheshin për syt’e jetës

Dy buzë u puthën, s’koti
Derisa dëbora ua piu, buzëqeshjen e lumturisë
Për nder t’gurit, ku del loti
Mes shikimeve t’malit, ku jetën, ja falin fisnikërisë.

 

KUR ZIHEN, BALLET…

Kur zihen, ballet
Hynë e dalin perandoritë, nëpër truall të Ilirisë
Flaka, merr malet
Si hiri i kujtesës, lidhur, për gjakun e Shqipërisë

Jeta, matet me krenarinë e vdekjes, që vdes ngapak
Si motet e lavdisë kur puthen, nga buzët e diellit
Deri në palcë të flamurit, ku sytë piklohen me gjak
Për t’ua prekur, pafundësitë, ngjyrave së qiellit

Kur zihen, ballet
Nëpër truall të Ilirisë, po, hynë e dalin ca perandori
Flaka, merr malet
Si hiri i kujtesë, lidhur, për plisin mbetur pa Shqipëri.

 

DUKE TË PRITUR, TY…

Duke të pritur, ty
Mbeta haresë motesh, me ngjyrat e gurit
Sikur lotët, ndër sy
Kur shndërrohen n’akullnaja, nga gjaku i nurit

Të ecin nëpër pluhurin kohës, që e kafshon djalli
Me dhëmbët e motit, pjella e dredhisë, me të kuqe
Ku plisave u mbetën, rrudha t’jetëve, me hije balli
Si petalet kur derdhen, e i merr era, nëpër lulëkuqe

Duke të pritur, ty
Mbeta haresë motesh, mort, mbi gur qëndrese
Sikur lotët, ndër sy
Kur dalin nga gurra e shtatit, nëpër ngjyra shprese.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s