Poezi nga Xhevahir Cirongu

Poezi nga Xhevahir Cirongu

 

Ëndrrat më ndjekin pas

Ngado që shkoj ato janë aty
Më ndjekin si qengji manar,
Më buzëqeshin ëndrrat si dikur
Ksartolinat që shkruanim në fëmijëri
I ruajmë në shpirt si pala në flamur.

Kalërojnë vitet e thinjat zbardhin mbi kokë
Aty treten kujtimet kur loznim me shokët,
Xixëllonjat e pranverës që bëjn natën dritë
M’i përshëndetën kujtimet e fshatit sërisht.
Sa çudi! ….Vërtet çudi!
Ah, tek ëndrrat që më ndjekin pas,
Si në pasqyrë m’u shfaqën gjithë dashuritë.

 

Loti i Argjend

Loti i argjend pikoi nga lastari
Dhe lulja në saksi këputi petalin,
Hëna mes yjesh vështrimin e ndali
Vajza sykaltër veten pse shmangu?!

Ju vite me shtërngata ku shkuat?
U tretët si kripë e u bëtë vesë,
Qetësisht u larguat si gjethi i thatë
Tek trungu i pemës aty ndaluat.

Ndaloni një çast trokitni prapë tek unë
Pse jo,ta di mos ndaj zotit kam bërë mëkat,
Ah, jo kjo jetë qenka vërtet si ëndërr
Pastaj,sykaltra puthi dritën e hënës.

Ç’kërkon tjetër moj mike nga unë
Tingujt e petaleve përsëri u zgjuan,
Dhe loti i argjend pikoi në rrënjë
Prapë lastari i jetës po rritej ngadalë.

 

Ulliri që puth Hënën

Ulliri shekullor me degë varur
Sa shekuj dritëjete supit mban?
Rrënjët kodrës ai ka ngulur
Rrathët mbi trung si piktura ngjan.

Mbi gur u ula nën ulli
Të ashprën lëvore preka pastaj,
Këputet një gjethe,më ra në gji
Ajo më numëron shekujt, sa çudi!

Kokrrat në degë si dy buzë të varura
Muzgjeve të mbrëmjes zogjtë rrinë aty,
Mes gjumit dhe këngës plotë melodi
Pa tjetër,nën hijen e ullirit ka dhe dashuri.

Rrezet e diellit u tretën mes dallgëve
Dhe muzgu i mbrëmjes erdhi përsëri,
Ulliri puthte dritën e hënës
Aty në shekuj, kodrës për bri…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s