Kalendari poetik: Jiří Orten (1919-1941) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Jiří ORTEN

Kalendari poetik: Jiří Orten (1919-1941)

Poeti çek Jirzhi Orten (emri i vërtetë Jirzhi Ohrenstein), u lind më 30 gusht 1919 në një familje hebrejsh çekë. Pati jetë fare të shkurtër, 22 vjet. Ditën e lindjes, më 30 gusht 1941, u nis të blinte cigare te kioska përballë shtëpisë. E gjeti mbyllur, po kthehej në shtëpi dhe kur qe në mes të rrugës, shitësi që e njihte e thirri me emër, Jirzhi ndaloi për t’u kthyer mbrapsh, por një ambulancë gjermane që vinte me shpejtësi e shtypi. I dhanë ndihmën e parë, e dërguan menjëherë në spital me këmbënguljen e së fejuarës së tij, por vdiq në spital pas dy ditësh, më 1 shtator 1941. Kjo është poezia e tij e fundit:

PEMË E MOÇME

Pemë e moçme, si po rritesh?
Mësova pas një qint vitesh,
Se ti prej lotësh ujitesh
Di se je bërë prej druri,
Ndaj dhe zjarri shpejt të zuri,
Sytë gati m’u verbuan
Kur të panë të shkrumbuar,
Pemë, o pemë e moshuar!

Në ty kafshët u strehuan
Fati im që m’u mohua,
Korbi grabitqar kobzi,
Në ty u fsheh çdo pasuri,
Nga ti ujët e burimit,
Vinte dhe drit’e agimit
Dielli fshihte fytyrën
Pemë, vite, plot me zgjyrë!

Të lutem, lermë dhe pak
Në qiell të vështroj, lart,
Sa përskuqja të fillojë,
Ditën time të festojë,
Liria më dhëntë verë,
Pa shtrati im le të bjerë,
Ku mbolla me mendjen time
Njëzet e dy vjet futurime!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s