Poezi nga Kozma Billa

Poezi nga Kozma Billa

 

KUDO TI

Unë shpesh shkruaj vargje,
i radhis në poezi,
në çdo fjalë e në çdo varg,
je dhe je vetëm ti.

Dhe kur shkruaj mall për fshatin
a për rrapin shpatullgjerë,
prapë ti vjen dhe hyn në varg,
si një flutur krahëlehtë.

Dhe kur klasës jep mësim,
në fytyrën e çdo fëmije,
ti qëndron përherë e qeshur
me fjalë të ëmbla dashurie.

Unë shpesh shkruaj vargje,
sinonimi im je ti,
del nga jeta, hyn tek pragu,
ti je jetë dhe poezi.

 

ZËRA SHOKËSH

Copra melodish
të luajtura nga orkestra e shokëve të mi,
më vijnë nga largësia e viteve.
Zëra studentësh,
të mbledhura
si kokrrat e grurit në lëmin e viteve,
të mbledhura si yje
për të qendisur në dritaren e kohës.

Zërat e shokëve,
copra melodish,
nuk do të ma lënë të shtershme
zemrën në vetmi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s