Këngë për shpirtin / Poezi nga Adriatike Xh. Lami

Poezi nga Adriatike Xh. Lami

 

Këngë për shpirtin

Ç’i bëre vetes këtë mbrëmje
Shpirti im!?
Ndërsa pi verë; 
Shtjell të vërteta,
Hapet një derë,
Largen ëndrrat e vjetra.
Kënaqu shpirti im,
Me gjëmat e tua të reja.
Britmën e thellë që ti e lind përditë,
Shpërtheje në një ardhje,
Dorë lamtumire nuk tundet gjëkundi.
Je si një anije që unë nis çdo ag,
Drejt brigjesh të përthyeme nga heshtja
Dhe beteja me të.
Të përball me ashpërsinë e tyre.
I pangopuri shpirt,
Ti më ke bërë mua si veten;
Perëndeshë dashurie.
Ndaj ti sonte e përnatshëm ke nevojë për mua
Gjuetari im.
Sillu qark çdo gjëje times, njihe,
Britmoje kafazin.
S’janë për ty kufijtë fizikë,
Njerëzorë.
Qetësohu dhe shko veç anës Drinit të Zi;
Aty fle një mrekulli.
Një mrekulli frike mbytet gjithashtu,
nga ajria e vonë.
Mos u kthe më nga udha prej ëndrrës.
Unë thjesht ta rrëfeva.
Ik, se të gjej unë ty.
Shpirti im gazmor,
Kështu duhet të jesh gjithherë,
Pashkë e bukur vendlindjeje!

adriatikelami@

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s